• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Zjarr në Durrës, digjen kazanët dhe tre automjete: pse TPL nuk mbulon dëmin dhe cili sigurim aktivizohet?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një zjarr i regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës shkaktoi shkrumboi disa kazanë mbeturinash dhe për pasojë edhe tre automjete të parkuara në afërsi të tyre.

Flakët, sipas informacioneve paraprake, nisën te kazanët e mbeturinave dhe më pas u përhapën drejt automjeteve të parkuara.

Njëri prej mjeteve raportohet se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Sigurime.Online, si përherë, sjell në vëmendje të lexuesve se nuk përcakton shkakun e zjarrit dhe as përgjegjësinë ligjore për ngjarjen. Trajtimi ynë në këtë shkrim ka vetëm qëllime informuese, për të shpjeguar se cilat mekanizma sigurimi mund të aktivizohen në raste të tilla.

Pse sigurimi TPL (i detyrueshëm) nuk mbulon dëmin e automjetit të djegur?

Keqkuptimi i zakonshëm është se çdo dëm që pëson një automjet duhet të mbulohet nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike (TPL).

Nuk është kështu.

Sigurimi TPL mbron palët e treta, dhe merr përsipër përgjegjësinë ndaj tyre.

Ndryshe: TPL mbulon dëmet që drejtuesi i një automjeti u shkakton personave ose pasurive të tjera gjatë përdorimit të mjetit, kur ai mban përgjegjësi për aksidentin.

Në rastin e një automjeti që dëmtohet nga një zjarr i shkaktuar jashtë tij, për shembull nga djegia e kazanëve të mbeturinave apo një burim tjetër i jashtëm, si në rastin e Durrësit, TPL nuk është instrumenti i sigurimit që aktivizohet për riparimin e automjetit të pronarit të dëmtuar.

AS TPL e mjetit të dëmtuar, e asnjë TPL tjetër për shkak se dëmi nuk erdhi si pasojë e drejtimit apo përdorimit të mjetit.

TPL nuk është sigurim për dëmet që i ndodhin vetë mjetit të siguruar, sidomos kur ky është në parkim. Kjo shtron një pyetje tjetër me shumë vend.

Cili sigurim do të duhej për një rast të tillë?

Për dëmtime të automjetit nga ngjarje të tilla si: zjarr i jashtëm; djegie aksidentale; vandalizëm (në varësi të kushteve të policës); dëmtime të tjera të paparashikuara; mbulimi tipik realizohet përmes sigurimit KASKO.

Nëse një nga tre automjetet e dëmtuara do të kishte një policë KASKO aktive, kompania e sigurimit do të analizonte:

  • shkakun e zjarrit;
  • rrethanat e ngjarjes;
  • nëse pronari i mjetit ka pasur dijeni apo përfshirje në krijimin e rrezikut;
  • kushtet dhe përjashtimet e kontratës.

Nëse nga hetimi rezulton se pronari i automjetit nuk ka pasur asnjë lidhje me shkaktimin e zjarrit dhe dëmi është pasojë e një ngjarjeje të jashtme dhe aksidentale, mund të aktivizohet mbulimi KASKO dhe dëmi në automjet mund të dëmshpërblehet sipas kushteve të kontratës.

Në rast se hetimet identifikojnë një person përgjegjës për shkaktimin e zjarrit, kompania e sigurimit, pasi dëmshpërblen të siguruarin sipas kontratës KASKO, mund të kërkojë rikuperimin e shumës së paguar përmes të drejtës së regresit ndaj personit përgjegjës.

Mësimi nga rasti i Durrësit

Një automjet mund të jetë i siguruar për të qarkulluar ligjërisht me TPL, por kjo nuk do të thotë se është i mbrojtur nga çdo rrezik që mund t’i ndodhë.

TPL mbron përgjegjësinë ndaj të tretëve.

KASKO mbron vetë automjetin nga një gamë më e gjerë rreziqesh, sipas kushteve të policës.

Në një situatë si ajo e Durrësit, ku një burim i jashtëm zjarri dëmton mjete të parkuara, mbrojtja financiare varet nga ekzistenca e një sigurimi për vetë automjetin, jo vetëm nga sigurimi i detyrueshëm TPL./sigurime.online

Etiketat: sigurimettpl
Artikulli para

Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

Artikulli pas

Kaosi në aeroporte, sistemi EES po çaktivizohet kur ka radhë të gjata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Ekonomi

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Kaosi në aeroporte, sistemi EES po çaktivizohet kur ka radhë të gjata

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës
Ekonomi

Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës

Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
0

Në 8 maj të vitit të kaluar Behgjet Pacolli u ul në pistën e Aeroportit të Vlorës me një charter...

Lexo të plotë
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

18 Gusht, 2026
Pse energjia bie pas të 40-ave dhe si mund të rikthehet

Pse energjia bie pas të 40-ave dhe si mund të rikthehet

19 Shkurt, 2026
Shembujt e DIVA, nga 62 deri 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Shembujt e DIVA, nga 62 deri 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

30 Janar, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr