• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 8 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

Editor Nga Editor
8 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
0
Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Transplantet e feçeve, të cilat ndryshojnë përbërjen e baktereve në zorrë, mund të lehtësojnë alergjitë e rënda ndaj kikirikëve te disa pacientë, sugjeron një studim pilot, shkruan Reuters.

Studiuesit përfshinë në studim 10 të rinj me alergji të rënda ndaj kikirikëve, të cilët reagonin edhe ndaj sasive shumë të vogla të kikirikëve. Ata u dhanë pjesëmarrësve të gëlltisnin kapsula të ngrira me feçe që përmbanin edhe lloje bakteresh të dobishme  të marra nga dhurues me mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve. Tre muaj më vonë, tre prej pjesëmarrësve mund të toleronin të hanin disa kikirikë, raportuan studiuesit në revistën Science Translational Medicine.

Në fazën tjetër të studimit, pesë vullnetarë të tjerë morën antibiotikë përpara transplantit të feçeve, për të parë nëse bakteret nga dhuruesit do të transferoheshin më me sukses kur të mos duhej të konkurronin me mikrobet që tashmë jetonin në zorrët e pjesëmarrësve.

Tre nga pesë pjesëmarrësit treguan përmirësim në tolerancën ndaj kikirikëve dhe mundën të konsumonin më shumë se katër kikirikë përpara se të shfaqnin një reaksion. Kjo sugjeroi se antibiotikët mund të rrisnin efikasitetin e transferimit të mikrobiomës.

Analizat e gjakut treguan se personat që iu përgjigjën trajtimit kishin nivele më të larta të të ashtuquajturave kripëra biliare, të cilat ndihmojnë zorrën e hollë të shpërbëjë yndyrnat për një përthithje më të mirë. Bakteret e dobishme të marra përmes transplantit të feçeve dukej se ishin më të afta për përpunimin e kripërave biliare sesa bakteret që gjendeshin fillimisht te pjesëmarrësit me alergji.

Në eksperimente të tjera, ekipi zbuloi gjithashtu se, duke ndihmuar në përpunimin e kripërave biliare, bakteret e dobishme rrisnin nivelet e qelizave imunitare që ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga reaksionet alergjike.

“Ky studim novator ishte i pari që tregoi se një terapi e bazuar në mikrobiomë mund të përmirësojë alergjitë ushqimore te njerëzit, duke zbuluar gjithashtu se si bakteret e zorrëve, metabolitët e tyre dhe sistemi imunitar bashkëveprojnë për të ndikuar në përgjigjen ndaj trajtimit”, tha drejtuesja e studimit, Dr. Rima Rachid nga Boston Children’s Hospital, në një deklaratë.

“Studime më të mëdha mbi transplantin e feçeve dhe transplantin e mikrobiotës janë tashmë të domosdoshme për të konfirmuar këto gjetje, për të identifikuar pacientët që kanë më shumë gjasa të përfitojnë dhe për të zbuluar bakteret e dobishme që mund të zhvillohen në terapi probiotike të synuara për alergjitë ushqimore”, tha ajo.

Etiketat: alergjitekikirike
Artikulli para

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Artikulli pas

Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Editor

Editor

Nga Kategoria

Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna
Shëndet

Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna

8 Gusht, 2026
Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë
Aktualitet

Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë

8 Gusht, 2026
Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar viruse që luftojnë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve
Shëndet

Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar viruse që luftojnë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

7 Gusht, 2026
Gjumi ndikon më shumë se dieta dhe aktivitetit fizik në notat e adoleshentëve
Shëndet

Gjumi ndikon më shumë se dieta dhe aktivitetit fizik në notat e adoleshentëve

7 Gusht, 2026
Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2
Shëndet

Barnat për humbje peshe mund të ulin rrezikun e frakturave te personat me diabet të tipit 2

6 Gusht, 2026
FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna
Shëndet

FDA miraton vaksinën e parë kundër gripit me teknologji mRNA të Moderna

6 Gusht, 2026
Artikulli pas
Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Katër metoda për të kërkuar me sukses rritje rroge në 2026
Ekonomi

Katër metoda për të kërkuar me sukses rritje rroge në 2026

Nga SkyWeb
30 Nëntor, 2025
0

Punonjësit që synojnë një rritje page në vitin 2026 duhet të hyjnë të përgatitur në negociata. Sipas një analize të...

Lexo të plotë
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

24 Janar, 2026
Vitamina D gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës

Vitamina D gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës

5 Korrik, 2026
Këto janë 10 plazhet që rrezikojnë të zhduken në Evropë

Këto janë 10 plazhet që rrezikojnë të zhduken në Evropë

15 Tetor, 2025
Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

22 Tetor, 2025

Të Fundit

Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet

Tetë qarqe në alarm për zjarret, temperaturat ngjiten deri në 39 gradë këtë fundjavë

8 Gusht, 2026
Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

8 Gusht, 2026
Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

8 Gusht, 2026
Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

8 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr