• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria e ekspozuar përballë miliona euro dëmesh, pronat ende pa sigurime

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqipëria e ekspozuar përballë miliona euro dëmesh, pronat ende pa sigurime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse sipas INSTAT një familje shqiptare në vitin 2024 shpenzoi mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, as 0.3% e këtyre shpenzimeve mujore nuk shkoi për sigurimin e pronave. Ndërsa, në anën tjetër, rreziqet nga ngjarjet aksidentale dhe katastrofat natyrore janë në shtim.

Këtë fakt e vërejmë edhe në raportin e 6-mujorit të parë të vitit 2026 të industrisë së sigurimeve, sipas të cilit dëmshpërblimet për pronën u rritën me 84.18% krahasuar me një vit më parë, dëshmi dykahëshe kjo: si për shtimin e dëmeve në vend, ashtu edhe për rritjen e mbështetjes nga kompanitë për rreziqet e siguruara.

Alarmet nga kontinenti

Neglizhenca e qytetarëve shqiptarë nuk përligjet nga shifrat zyrtare dhe alarmet bien edhe ndërkombëtarisht. Sistemi evropian për monitorimin e zjarreve në pyje, EFFIS, e përfshin Shqipërinë në zonat me rrezik të mesëm deri të lartë nga zjarret natyrore. Rasti i flakëve në Malin e Krujës nuk la shumë vend për diskutim.

E gjithë Evropa gjendet në alert zjarresh dhe ndihma ndërshtetërore në periudha si këto bëhet e pamundur dhe rëndësia e mekanizmit të mbrojtjes financiare përmes sigurimit e pazëvendësueshme.

Nga ana tjetër, si për ta mbështetur këtë nevojë, zjarret aksidentale po raportohen përditë në kronika lajmesh të mediave vendase, sidomos me ardhjen e sezonit turistik.

Qendrat kontinentale të specializuara për sizmiologji, EFEHR Risk Maps, e rendisin Shqipërinë ndër 5 vendet evropiane me rrezikun me të larte nga tërmeti ne Evropë. Edhe për sa u takon përmbytjeve situata nuk është më premtuese.

Platforma profesionale FloodMap, rreth 1/5 e territorit shqiptar, veçanërisht Ultësirën Perëndimore, e klasifikon në rrezik konstant përmbytjesh.

PELR, Pan-European Landslide Risk, si platformë veçon të paktën 2/5 e territorit të vendit si me rrezik mesatar të lartë ose të lartë për rrëshqitje dherash.

Me fjalë të tjera, Shqipëria është e ekspozuar ndaj të gjitha risqeve natyrore dhe aksidentale në pronë. Statistikat nuk e përkrahin neglizhencën e shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre, veçanërisht përpara faktit se secili prej këtyre risqeve është i sigurueshëm.

Studimi i tregut vendas të sigurimeve

Sigurime.Online, portali i specializuar për fushën e sigurimeve dhe risigurimeve, vlerëson se sigurimi i pronës mbetet ndër instrumentet më pak të përdorura të mbrojtjes financiare në Shqipëri. Sipas tyre, nëse ritmi i dëmeve të 6-mujorit të parë të vitit vijon edhe në pjesën e dytë, ekspozimi potencial ndaj dëmeve të pasiguruara mund të arrijë rreth 164 milionë euro (si faturë minimale), për familjet dhe bizneset përgjatë vitit 2026.

Ky studim u bë sipas një simulimi ekonomik konservator dhe u bazua në të dhënat e AMF, INSTAT dhe të dhëna historike të industrisë, duke supozuar se frekuenca dhe madhësia mesatare e dëmeve do të mbeten të ngjashme me 6-mujorin e parë dhe se ekspozimi mesatar është i njëjtë për njësitë e siguruara dhe ato të pasiguruara.

Sigurime.Online solli edhe të dhëna të tjera: sigurimi i pronës përbën vetëm 10.6% të sigurimeve të blera në vitin 2026; nga rreth 123 mijë biznese dhe 755 mijë familje, vetëm rreth 5 mijë biznese dhe 40 mijë familje kanë sigurim prone. Duke u nisur nga 408 milionë lekë dëmshpërblime në 6 muaj, studimi projekton rreth mbi 816 milionë lekë për gjithë vitin (duke qenë se përherë 6-mujori i dytë njeh një rritje), nga të cilat 80% për bizneset dhe 20% për individët. Mbi këtë bazë, dëmi potencial i pasiguruar vlerësohet në rreth 12.4 miliardë lekë për bizneset dhe 2.9 miliardë lekë për familjet, duke e çuar ekspozimin total të pasiguruar ndaj dëmeve të pronës në mbi 15.3 miliardë lekë, ose 164 milionë euro.

Përfitimet nga sigurimi i pronës

Në Shqipëri, kompani si SIGAL ofrojnë mbulim te specializuar për secilin nga rreziqet nga të cilat rrezikohet vendi. Pasi dëmi ndodh, sigurimi ndihmon në rikthimin e shpejtë në normalitet përmes dëmshpërblimit, sipas kushteteve të dakordësuara paraprakisht përmes kontratës me siguruesin dhe mbulimit të policës.

Mbi 1 në 3 dëmshpërblime qe industria e sigurimeve me 8 kompani operuese pagoi për dëmet në pronë, në 6 muajt e parë të vitit 2026, u paguan nga SIGAL INSURANCE GROUP. SIGAL INSURANCE GROUP pranon në sigurim edhe objekte me vlerë limit të mbulimit 70 milionë euro, falë bashkëpunimit me kompani lider në Botë për risigurime.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2026 kompania u pagoi klientëve të vet 144.7 milionë lekë nga 407.7 milionë që dëmshpërbleu i gjithë tregu me tetë kompani operuese.

Kompani si SIGAL INSURANCE GROUP i ofrojnë tregut vendas produktet me standardet më të larta dhe të njëjta me Perëndimin, si edhe dëmshpërblime të shpejta dhe korrekte. Neglizhenca për të siguruar pronat, përballë rreziqeve që listuam më sipër dhe mundësive që ofron tregu, nuk përligjet nga asnjë faktor. /skyweb.al 

Etiketat: permbytjetrajonishqiperiasigal
Artikulli para

Rregulla të reja për punëdhënësit/ Kur largojnë një punonjës, duhet të deklarojnë edhe arsyen

Artikulli pas

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por nuk ka ujë 24 orë në ditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Ekonomi

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
Rekord, borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Rekord, borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor
Ekonomi

Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
U morën rreth 300 mln kredi për ujësjellësit në 10 vjet, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por nuk ka ujë 24 orë në ditë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Alternativat evropiane të platformave sociale
Aktualitet

Alternativat evropiane të platformave sociale

Nga Editor
29 Maj, 2026
0

Koncerni "Meta” ndoshta ju thotë diçka, por jini të sinqertë: "ByteDance”? Nuk keni dëgjuar kurrë, apo jo? Kështu mund t'u...

Lexo të plotë
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

26 Shkurt, 2026
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari përmirësohet, euro qëndron në vend: Si nis java për valutat e huaja?

2 Shkurt, 2026
Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Metoda e re e kontrabandës me balona nga ajri shkakton kaos në aeroportet evropiane

Metoda e re e kontrabandës me balona nga ajri shkakton kaos në aeroportet evropiane

5 Tetor, 2025

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr