• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rregulla të reja për punëdhënësit/ Kur largojnë një punonjës, duhet të deklarojnë edhe arsyen

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punëdhënësit do të kenë detyrime të reja për mënyrën si raportojnë punësimet dhe largimet nga puna, sipas ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për nxitjen e punësimit”.

Një nga risitë kryesore është se çdo largim nga puna do të duhet të deklarohet, ndërsa bashkë me të punëdhënësi duhet të raportojë edhe arsyen e largimit dhe kontaktin e punonjësit. Këto të dhëna do t’i përcillen automatikisht institucionit përgjegjës për punësimin dhe zyrës që mbulon vendbanimin e punonjësit.

Qëllimi është që personi që humbet vendin e punës të identifikohet menjëherë nga strukturat shtetërore dhe të mund të marrë më shpejt këshillim, orientim profesional, ndërmjetësim për një vend tjetër pune apo përfshirje në programe aktive të punësimit.

Projektligji sjell edhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm për bizneset: në çdo shpallje për një vend të lirë pune do të duhet të publikohet intervali i pagës për pozicionin. Relacioni shpjegues thekson se ky detyrim vendoset për herë të parë, me synimin për të rritur transparencën në rekrutim.

Ndryshimet krijojnë gjithashtu “Pasaportën Digjitale të Punësimit dhe Aftësive”, një dokument elektronik ku do të pasqyrohen marrëdhëniet e punës, periudhat e punësimit, profesionet, kualifikimet dhe eksperienca profesionale e çdo individi. Sistemi do të lidhet me bazat shtetërore të të dhënave dhe synon të shmangë kërkesat e përsëritura për dokumente fizike.

Rregulla të reja vendosen edhe për punëkërkuesit e regjistruar. Refuzimi pa arsye i një oferte pune të konsideruar të përshtatshme, refuzimi i pjesëmarrjes në masa aktivizimi apo deklarimi i rremë mund të çojë në pezullimin ose heqjen e statusit të punëkërkuesit.

Për të përcaktuar nëse një punë është “e përshtatshme”, do të merren parasysh kualifikimet, eksperienca e mëparshme, gjendja shëndetësore, vendbanimi, mundësia e lëvizjes dhe, kur është rasti, detyrimet familjare ose të kujdestarisë.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Observatorit të Tregut të Punës dhe Aftësive, ku do të mblidhen dhe analizohen të dhëna mbi kërkesën për punë, profesionet në zhvillim dhe mungesat e aftësive në treg.

Ndryshimet janë ende në fazën e projektligjit dhe pritet të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si bizneset raportojnë vendet e lira të punës, punësimet dhe largimet e punonjësve.

Artikulli para

LIGJI I RI/ Çdo punëdhënës duhet të tregojë pagën kur ka një ofertë pune

Artikulli pas

Shqipëria e ekspozuar përballë miliona euro dëmesh, pronat ende pa sigurime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria e ekspozuar përballë miliona euro dëmesh, pronat ende pa sigurime

Shqipëria e ekspozuar përballë miliona euro dëmesh, pronat ende pa sigurime

Të Përzgjedhura

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Skema e re garancisë sovrane për bizneset e bujqësisë/ Mbulohet 70% e principalit, normë interesi deri në 2%

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2025
0

Skema e re e Garancisë Sovrane ëshë një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset...

Lexo të plotë
E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

25 Shtator, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

7 Tetor, 2025
Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

5 Mars, 2026
Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

30 Mars, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr