• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sot eklipsi total i diellit, sa do të shihet nga Shqipëria

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
0
Sot eklipsi total i diellit, sa do të shihet nga Shqipëria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit pritet këtë të mërkurë, kur një eklips total i Diellit do të jetë i dukshëm nga disa zona të hemisferës veriore.

Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke e kthyer për disa minuta ditën në errësirë.

Në Shqipëri eklipsi nuk do të jetë total, por fenomeni do të mund të shihet pjesërisht. Në Tiranë, ai pritet të nisë rreth orës 19:31 dhe të arrijë maksimumin rreth orës 19:41, kur Hëna do të mbulojë afërsisht 19% të diskut të Diellit.

Fenomeni pritet të përfundojë rreth orës 19:44, vetëm pak minuta përpara perëndimit të Diellit.

Në zonat ku eklipsi do të jetë total mund të shihen disa fenomene që e bëjnë këtë ngjarje veçanërisht të rrallë. Një prej tyre është i ashtuquajturi “Efekti i Unazës me Diamant”, që shfaqet pak sekonda përpara ose pas mbulimit të plotë të Diellit.

Në atë moment, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa korona diellore krijon pamjen e një unaze të ndritshme me një “diamant” në njërën anë.

Pak përpara eklipsit total mund të shfaqen edhe “Rruazat e Baily-t”, pika të vogla drite të krijuara kur rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave në sipërfaqen e Hënës.

Kulmi i spektaklit është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk mund të shihet për shkak të shkëlqimit të tij. Gjatë totalitetit ajo shfaqet si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Me syze të certifikuara për eklipset ose teleskopë të pajisur me filtra të posaçëm mund të dallohen edhe njollat diellore, zona më të errëta të sipërfaqes së Diellit që krijohen nga aktiviteti i fortë magnetik.

Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë dhe SHBA-së, ndërsa në një pjesë më të madhe të Europës, përfshirë Tiranën, fenomeni do të shihet vetëm pjesërisht.

Vëzhgimi i Diellit nuk duhet bërë me sy të lirë. Për ndjekjen e eklipsit duhen përdorur vetëm syze të posaçme dhe të certifikuara për eklipset ose pajisje optike me filtra të përshtatshëm.

Artikulli para

LEHTËSIA/ Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Artikulli pas

Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar
Aktualitet

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet
Aktualitet

Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

26 Shtator, 2026
Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë
Aktualitet

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

Apple bën gati iPhone prej "xhami" për versionin 18 që del në shtator

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Aktualitet

“Njeriu mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta e ndan”, Rama flet për “vijat e kuqe” të Spiropalit

Nga Editor
13 Maj, 2026
0

edhe për qëndrimet e Elisa Spiropali. Deklaratat u bënë gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, e...

Lexo të plotë
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

19 Dhjetor, 2025
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

1 Prill, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

17 Shtator, 2025
Sulmet ndaj Iranit zbrazin qiellin, asnjë avion mbi Lindjen e Mesme

Sulmet ndaj Iranit zbrazin qiellin, asnjë avion mbi Lindjen e Mesme

28 Shkurt, 2026

Të Fundit

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Këto janë 5 kompanitë ajrore më të mira në botë për klasin ekonomik në 2026, çfarë i veçon

Këto janë 5 kompanitë ajrore më të mira në botë për klasin ekonomik në 2026, çfarë i veçon

27 Shtator, 2026
Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr