• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Cilat destinacione po fitojnë më shumë pasagjerë nga Tirana? Bratislava kryeson rritjen, Tel Avivi dhe Napoli ndjekin me ritme të forta

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Destinacionet drejt të cilave udhëtojnë pasagjerët tregojnë jo vetëm flukset e lëvizjeve, por edhe ndryshimet në preferencat e udhëtarëve dhe vendet që po fitojnë më shumë interes në periudha të caktuara. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për qershorin 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, tregojnë një rritje të fortë në disa linja, ndërsa disa destinacione të tjera kanë regjistruar rënie të numrit të pasagjerëve.

Në shifra absolute, destinacionet më të frekuentuara vijojnë të jenë disa prej linjave kryesore nga Tirana. Londra kryeson me 125,139 pasagjerë, e ndjekur nga Roma, Milano, Stambolli etj. Megjithatë, numri i lartë i udhëtarëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto janë destinacionet me rritjen më të madhe.

Ndryshimin më të madh në përqindje e ka shënuar Bratislava, ku numri i pasagjerëve u rrit me 674%. Pas saj renditet Zielona, me një rritje prej 410. Shifrat tregojnë një rritje spektakolare në përqindje, por në të dyja rastet baza e krahasimit në vitin e kaluar ka qenë relativisht e vogël.

Në mesin e destinacioneve me rritjen më të fortë, por edhe me një volum më të konsiderueshëm pasagjerësh, spikat Tel Avivi, i cili regjistroi një rritje prej 352%, nga 4,702 në 21,252 pasagjerë.

Më pas renditet Këlni me +226%, ndërsa Napoli u rrit me 215%, duke kaluar nga 7,502 në 23,614 pasagjerë. Edhe Vilnius shënoi një rritje të fortë prej 212%. Në listën e destinacioneve me rritjen më të madhe gjenden gjithashtu Gdansk Bodrumi dhe Torino.

Në kahun tjetër, jo të gjitha destinacionet kanë ruajtur ritmin e rritjes. Riadi regjistroi rënien më të madhe, me -73%, pasi numri i pasagjerëve ra nga 1,249 në qershor 2025 në vetëm 343 në qershor 2026, ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Pas tij vjen Vjena, me një rënie prej 34%, Rënie të ndjeshme u shënuan edhe në Nuremberg (-29%), Lyon (-28%) dhe Basel Mulhouse (-23%). Më tej, Dusseldorfi ra me 16%, ndërsa Dortmundi dhe Riga me nga 12%.

Të dhënat e qershorit japin një tablo të larmishme të lëvizjeve nga Tirana, krahas destinacioneve tradicionale që mbajnë volumet më të mëdha të pasagjerëve, disa linja të tjera po përjetojnë rritje shumë më të shpejtë. Në të njëjtën kohë, rëniet në disa destinacione tregojnë se flukset e udhëtarëve nuk janë të njëjta në të gjitha tregjet dhe ndryshojnë ndjeshëm nga një destinacion në tjetrin. /tvscan.al

Etiketat: aviacionudhetime
Artikulli para

BKH kërkon 40 hetues të rinj, kush mund të aplikojë

Artikulli pas

Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?
Ekonomi

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

Temperaturat e larta, Shqipëria thyen rekordin e konsumit të energjisë elektrike

14 Gusht, 2026
Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin  në avion
Aviacion

Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin në avion

14 Gusht, 2026
Pasagjeri shpëtoi për mrekulli, zbulohet shkaku pse u thye xhami i avionit të Ryanair
Aviacion

Pasagjeri shpëtoi për mrekulli, zbulohet shkaku pse u thye xhami i avionit të Ryanair

14 Gusht, 2026
Së shpejti, inventar i pikave të karikimit të makinave në Shqipëri
Ekonomi

Së shpejti, inventar i pikave të karikimit të makinave në Shqipëri

14 Gusht, 2026
Artikulli pas
Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino "godasin" kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri
Aktualitet

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

Nga SkyWeb
8 Nëntor, 2025
0

Shkencëtarët kanë zbuluar se rrugët romake mbulonin pothuajse dyfishin e tokës nga sa mendohej më parë. Analiza e çdo rruge...

Lexo të plotë
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

14 Qershor, 2025
ANKANDI/ Qeveria do të kërkojë sot 70 milionë euro borxh në tregun vendas

ANKANDI/ Qeveria do të kërkojë sot 70 milionë euro borxh në tregun vendas

26 Gusht, 2025
“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

17 Dhjetor, 2025
Prokuroria godet rrjetin e Nadir Çaushollit, CFO Pharma në qendër të skandalit me rimbursimet e barnave, arrest me burg për Spartak Zekjan e FSDKSH

Prokuroria godet rrjetin e Nadir Çaushollit, CFO Pharma në qendër të skandalit me rimbursimet e barnave, arrest me burg për Spartak Zekjan e FSDKSH

4 Nëntor, 2025

Të Fundit

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

15 Gusht, 2026
Djathi i “varrosur” që po mban gjallë ekonominë e një fshati

Djathi i “varrosur” që po mban gjallë ekonominë e një fshati

15 Gusht, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg

Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg

15 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr