• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Tetor, 2026
në Aviacion
A A
Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ajrore Volotea ka njoftuar zyrtarisht nisjen e negociatave me kreditorët, pasi problemet financiare e kanë çuar çështjen në Gjykatën Tregtare nr. 9 të Barcelonës.

Procedura e përdorur njihet në Spanjë si “preconcurso de acreedores” dhe synon arritjen e një marrëveshjeje për ristrukturimin e borxhit përpara hapjes së një procesi të mundshëm falimentimi.

Ky mekanizëm i jep kompanisë disa masa mbrojtëse përballë kreditorëve, ndërsa ajo negocion mënyrën e shlyerjes së detyrimeve dhe përpiqet të sigurojë vijimin e aktivitetit.

Procedura nuk nënkupton se Volotea ka shpallur falimentimin apo se do të ndërpresë menjëherë operacionet.

Kompania vazhdon të kryejë fluturime dhe të shesë bileta, ndërsa hapja e negociatave nuk sjell automatikisht anulimin e fluturimeve të programuara.

Problemet financiare ishin sinjalizuar më herët edhe nga audituesi EY, i cili kishte evidentuar pasiguri materiale mbi vijimësinë e aktivitetit të kompanisë.

Volotea ka nisur paralelisht kërkimin e kapitalit të ri dhe ka përgatitur një plan për zvogëlimin e flotës.

Numri i avionëve pritet të ulet nga 44 aktualisht në rreth 30–35, ndërsa masat përfshijnë edhe ndërhyrjen në afro 50 vende pune në zyrat e Barcelonës.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Hosteltur”, borxhi i kompanisë arrin në rreth 356 milionë euro.

Në listën e kreditorëve ndodhet edhe kompania publike spanjolle SEPI, e cila në vitin 2022 i dha Voloteas një financim prej 200 milionë eurosh.

Kompania synon t’i përfundojë negociatat me kreditorët brenda muajit dhjetor. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si zvogëlimi i flotës do të ndikojë te bazat operative, linjat ajrore dhe frekuencat e fluturimeve. /skyweb.al

Etiketat: volotea
Artikulli para

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

Artikulli pas

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror
Aviacion

Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror

14 Nëntor, 2026
“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet
Aviacion

Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet

13 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!
Aviacion

Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Të Përzgjedhura

Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar
Ekonomi

Durana Tech Park, Parajsa Fiskale në mes të Shqipërisë. Drejtoresha flet për operim hibrid, por VKM-të e nxjerrin zbuluar

Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
0

Durana Tech Park, entitet 100 përqind publik me aksioner Korporatën e Investimeve Shqiptare, vijon të jetë në qendër të vëmendjes...

Lexo të plotë
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Kumari, si do të bëhet identifikimi i çdo bastexhiu në Shqipëri

23 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

25 Mars, 2026
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

SIGURIA/ 275 aksidente në punë gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën

15 Qershor, 2026

Të Fundit

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

14 Nëntor, 2026
Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr