• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ari dhe argjendi rriten ndjeshëm në gusht, borxhi rekord i SHBA-së shton frikën në tregje

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ari dhe argjendi rriten ndjeshëm në gusht, borxhi rekord i SHBA-së shton frikën në tregje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ari dhe argjendi kanë shënuar rritje të fortë gjatë gushtit, të mbështetur nga dobësimi i dollarit, rritja e borxhit të qeverisë amerikane dhe pritshmëritë më të ulëta për një tjetër rritje të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Metalet e çmuara janë kthyer kështu në një nga investimet më të spikatura të muajit, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të forta të regjistruara më herët gjatë vitit.

Ari arriti një rekord historik prej 5,598 dollarësh për ons më 28 janar, por më pas ra deri në rreth 3,942 dollarë në fund të qershorit, ose afro 30% nën kulmin e tij.

Që prej asaj kohe çmimi është rikuperuar, me pjesën më të madhe të rritjes të përqendruar gjatë gushtit. Aktualisht ari tregtohet rreth 4,466 dollarë për ons, duke fituar rreth 11% vetëm këtë muaj dhe 3.6% që nga fillimi i vitit.

Edhe më e fortë ka qenë lëvizja e argjendit. Pas rekordit prej 121.65 dollarësh për ons më 29 janar, metali ra deri në rreth 54.7 dollarë në mesin e korrikut, një rënie prej afro 55%.

Që atëherë argjendi është rikuperuar me rreth 20% dhe aktualisht tregtohet pranë 66 dollarëve për ons. Vetëm gjatë gushtit është rritur rreth 16.5%, megjithëse mbetet ende mbi 7% më poshtë krahasuar me fillimin e vitit.

Rritja e fundit mori hov pasi Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se do të dyfishojë madhësinë e riblerjeve të obligacioneve me maturim 10 deri në 30 vjet, në të paktën 4 miliardë dollarë për operacion, duke nisur nga 9 shtatori.

Vendimi erdhi në një kohë kur borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi për herë të parë 40 trilionë dollarë, rreth dy vjet më herët nga sa kishte parashikuar Zyra e Buxhetit e Kongresit.

Yield-i i obligacioneve 30-vjeçare amerikane kishte arritur ndërkohë nivelin më të lartë që prej vitit 2007, ndërsa dollari u dobësua pas njoftimit të Thesarit.

Kjo ka rikthyer shqetësimet se rritja e vazhdueshme e borxhit amerikan mund të dëmtojë gradualisht besimin te dollari dhe të shtyjë investitorët drejt aktiveve të konsideruara më të sigurta, si ari dhe argjendi.

Të dhënat më të dobëta për punësimin dhe shitjet me pakicë në SHBA, së bashku me zbutjen e inflacionit, kanë ulur gjithashtu pritshmëritë për një rritje të normave nga Fed në shtator. Sipas CME FedWatch, probabiliteti ka rënë nga mbi 50% në rreth një të tretën.

Normat më të ulëta të interesit favorizojnë zakonisht metalet e çmuara, pasi ulin avantazhin e aktiveve që ofrojnë interes. Ndërkohë, bankat qendrore dhe fondet ETF kanë vijuar të shtojnë ekspozimin ndaj arit, sipas të dhënave të World Gold Council. /skyweb.al

Etiketat: argjendiari
Artikulli para

Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë

Artikulli pas

FOTO/ Norvegjia hap muzeun spektakolar të balenave, çatia do të shërbejë si pikë panoramike mbi Oqeanin Arktik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja
Aktualitet

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Norvegjia hap muzeun spektakolar të balenave, çatia do të shërbejë si pikë panoramike mbi Oqeanin Arktik

FOTO/ Norvegjia hap muzeun spektakolar të balenave, çatia do të shërbejë si pikë panoramike mbi Oqeanin Arktik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret
Aktualitet

Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë “gllabëruar” trotuaret

Nga Editor
3 Tetor, 2025
0

Gjatë prezantimit të planit për mbrojtjen e territorit, kryeministri Edi Rama njoftoi se akti ligjor parashikon edhe marrjen e leje4s...

Lexo të plotë
Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI

Sherr me të dashurën dhe donte të “arratisej” në jug, gjendet Daniel Shima i AKSHI

21 Gusht, 2025
Bota po konsumon më pak VERË dhe këto janë shkaqet

Bota po konsumon më pak VERË dhe këto janë shkaqet

25 Dhjetor, 2025
Turbulencat shkaktojnë 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

Turbulencat shkaktojnë 8 të lënduar gjatë fluturimit Berlin-Milano

5 Qershor, 2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

“Shteti i madh” mban në këmbë ekonominë e vendit, Bujqësia “gropë”

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr