• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Editor Nga Editor
5 Tetor, 2026
në Aktualitet, Shëndet
A A
Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vend të 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm shteti do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç.

“Ndryshimi kryesor është që mbështetja nuk merret më e gjitha në një moment, por shtrihet në një periudhë më të gjatë. Kjo i jep familjes një të ardhur të parashikueshme dhe mund të ndihmojë në mbulimin e disa prej shpenzimeve që lindin gjatë viteve të para të fëmijës”, deklaroi sociologia Doralda Tanellari.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, për të dytin 7 mijë lekë në muaj apo 84 mijë lekë në vit dhe për të tretin 10 mijë lekë në muaj po 120 mijë lekë në vit. Kjo me qëllim “joshjen” e çifteve të reja të lindin më shumë fëmijë.

“Megjithatë, duhet parë nëse kjo shumë është e mjaftueshme për të ndikuar realisht në vendimin e një çifti për të pasur një fëmijë tjetër. Kostot e rritjes janë shumë më të larta dhe familjet marrin parasysh edhe strehimin, çerdhet, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e të ardhurave”, u shpreh Doralda Tanellari.

Në gjysmën e parë të vitit lindën 108 bebe më pak se në janar-qershor 2025. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 10 mijë e 337 vitin e shkuar, numri i lindjeve ra në 10 mijë e 229 në 6-mujorin janar-qershor.

“Problemi demografik nuk zgjidhet vetëm me një pagesë mujore. Duhet një paketë më e gjerë politikash që t’ua bëjë më të lehtë çifteve të reja të ndërtojnë familje, të kenë mundësi punësimi, shërbime për fëmijët dhe një perspektivë më të qëndrueshme ekonomike”, tha Doralda Tanellari.

Me vdekjet që tejkaluan lindjet, Shqipëria regjistroi një shtesë natyrore negative të popullsisë… 150 humbje jetë më tepër se bebe të ardhura në jetë.

Në një realitet ku numri i të rinjve dhe i familjeve që zgjedhin të kenë fëmijë po tkurret, nevoja për politika konkrete mbështetëse bëhet gjithnjë e më e madhe. /A2

Etiketat: bonusi
Artikulli para

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Artikulli pas

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

Editor

Editor

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë
Aktualitet

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026
Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre
Shëndet

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

19 Nëntor, 2026
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

Të Përzgjedhura

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global
Aktualitet

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Nga Editor
26 Nëntor, 2025
0

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për talentet e reja. Në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025,...

Lexo të plotë
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Inflacioni “gërryen” familjet shqiptare, sot mallrat dhe shërbimet blihen gati 30% më shtrenjtë

14 Tetor, 2026
I deleguari i TRUMP në AMP, në fokus rrjetet e trafikimit

I deleguari i TRUMP në AMP, në fokus rrjetet e trafikimit

9 Shtator, 2026
Sendet me vlerë, çfarë duhet të kini parasysh para se të fluturoni

Sendet me vlerë, çfarë duhet të kini parasysh para se të fluturoni

22 Shtator, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr