• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që detyron të gjithë qytetarët me vendbanim apo vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë të deklarojnë adresën e banimit përmes portalit shtetëror e-Albania.

Deklarimi nuk do të jetë më një opsion, por një detyrim dhe duhet të shoqërohet me dokumentacion që provon adresën e deklaruar, si akti i pronësisë së banesës, kontrata e qirasë apo çdo dokument tjetër të ligjshëm që vërteton vendbanimin.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, procesi i vetëdeklarimit do të bëhet në mënyrë elektronike, dhe do të vlejë edhe për rastet kur qytetari ndryshon vendbanimin apo vendqëndrimin. Në çdo rast, dokumentet e ngarkuara në sistem ruhen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Nëse një qytetar kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, atëherë kryefamiljari duhet ta konfirmojë online këtë kërkesë. Ndërkohë, çdo anëtar madhor që kërkon të ndryshojë adresë, duhet fillimisht të shkëputet nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.

Zyrat e gjendjes civile kanë detyrimin të verifikojnë vërtetësinë e të dhënave dhe adresave të deklaruara. Në rast të mungesës së dokumentacionit, qytetarët njoftohen brenda 24 orëve përmes e-Albania-s dhe duhet të plotësojnë dokumentet brenda 3 ditëve nga njoftimi.

Nëse adresa nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm, nëpunësit e gjendjes civile kanë të drejtë ta saktësojnë atë edhe pa aplikim nga qytetari.

Vendimi përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi dhe që kjo adresë të jetë e plotë sipas standardeve ligjore. Çdo ndryshim i adresës së një anëtari të familjes pasqyrohet për të gjithë anëtarët, nëse kryhet nga kryefamiljari.

Vendimi parashikon që institucionet shëndetësore dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale, kur mbajnë shtetas për më shumë se tre muaj, të raportojnë automatikisht vendqëndrimin e tyre pranë gjendjes civile. Pas lirimit, qytetarët kanë pesë ditë kohë për të përditësuar adresën në sistem.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi të ri, shfuqizohet vendimi nr. 1243, datë 11.12.2009 i Këshillit të Ministrave që rregullonte më parë procedurat për ndryshimin e adresës. Zbatimi i rregullave të reja do të ndiqet nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Gjendjes Civile, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ky vendim i ri është një hap drejt digjitalizimit të plotë të regjistrit të adresave në Shqipëri, por gjithashtu sjell një përgjegjësi të re për qytetarët për të provuar me dokumentacion të vlefshëm adresën e banimit apo të qëndrimit të tyre në vend. /skyweb.al 

Artikulli para

Investigimi për abuzimin me rimbursimin e barnave, reagon Nadir Çausholli: Më sulmon konkurrenti

Artikulli pas

Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi
Ekonomi

LEGALIZIMET/ Ulje deri 20% të tarifës për pronarët, 50% e pagesës bëhet me bono privatizimi: Si funksionon

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Kryesore

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin

Të Përzgjedhura

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi
Aktualitet

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
0

  Takimet e zhvilluara jashtë Shqipërisë, kryesisht në Aruba dhe Spanjë, por edhe në Monako e Gjermani, janë një nga...

Lexo të plotë
Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

24 Shtator, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

28 Dhjetor, 2025
Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

29 Janar, 2026

Të Fundit

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve, kush përfiton 

23 Tetor, 2026
Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave

Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr