Dollari amerikan e mbyll këtë javë në rënie, duke vijuar tendencën negative edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit të këmbimit në tregun vendas, monedha amerikane blihet me 78.5 lekë dhe shitet me 80 lekë, duke shënuar një tjetër dobësim në raport me një ditë më parë.
Edhe euro e përfundon javën në territor negativ kundrejt lekut. Monedha europiane blihet këtë mëngjes me 92 lekë dhe shitet me 92.9 lekë, duke pësuar rënie krahasuar me ditën e djeshme.
Në të njëjtën linjë është edhe franga zvicerane, e cila ka zhvlerësuar kuotën e saj në tregun vendas. Ajo blihet sot me 98 lekë dhe shitet me 99.4 lekë, duke e mbyllur javën me një performancë negative.
Edhe paundi britanik nuk ka arritur ta mbyllë javën në rritje. Në raport me një ditë më parë, ai blihet sot me 107 lekë dhe shitet me 108.2 lekë, duke reflektuar një dobësim të mëtejshëm në tregun e brendshëm valutor.















