• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

Editor Nga Editor
2 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mashtrimet telefonike janë kthyer në një fenomen shqetësues në Greqi, ku grupe të organizuara kriminale përdorin qendra thirrjesh për të mashtruar qytetarët, veçanërisht të moshuarit. Autoritetet greke paralajmërojnë se aktiviteti kriminal ka marrë përmasa ndërkombëtare, me rrjete që veprojnë edhe në vende të tjera të rajonit.

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, e cilësoi fenomenin si një “epidemi” dhe njoftoi se autoritetet po punojnë për krijimin e një strukture të përhershme operative për luftimin e mashtrimeve telefonike dhe elektronike.

Duke folur për televizionin Mega, Chrysochoidis tha se grupet kriminale kanë zhvilluar mënyra të sofistikuara për t’u marrë paratë dhe pasurinë viktimave.

Sipas ministrit, hetimet e zhvilluara deri tani kanë çuar në arrestime të shumta dhe një pjesë e të dyshuarve ndodhen në burg, por aktiviteti kriminal vazhdon të shfaqet në forma të reja.

Një nga aspektet më shqetësuese për autoritetet greke është shtrirja ndërkufitare e këtyre grupeve. Chrysochoidis tha se organizatat kriminale nuk veprojnë vetëm brenda Greqisë, por krijojnë dhe përdorin qendra thirrjesh në vende të ndryshme të Evropës.

Ai përmendi konkretisht Shqipërinë, Shkupin dhe Sofjen, duke folur për struktura transnacionale që bashkëpunojnë në realizimin e mashtrimeve.

“Ka një qendër thirrjesh në Shqipëri, për shembull, ka një qendër thirrjesh në Shkup, në Sofje”, deklaroi ministri, duke theksuar se bëhet fjalë për grupe të organizuara që veprojnë përtej kufijve.

Fenomeni nuk kufizohet vetëm te telefonatat mashtruese. Sipas Chrysochoidis, grupet kriminale janë përfshirë gjithnjë e më shumë edhe në mashtrime elektronike, ku në disa raste përfshihen shuma të konsiderueshme parash.

Ministri përmendi operacionet e zhvilluara nga autoritetet greke, përfshirë shërbimet e sigurisë në Atikë, si dhe bashkëpunimin me autoritete ndërkombëtare në hetimin e rasteve.

Megjithatë, sipas tij, arrestimet individuale nuk mjaftojnë për t’i dhënë fund fenomenit. Për këtë arsye, autoritetet greke synojnë ngritjen e një mekanizmi të përhershëm që do të merret në mënyrë të koordinuar me këto raste.

Chrysochoidis u shpreh optimist për rezultatin e kësaj përpjekjeje.

“Ne do t’i arrestojmë të gjithë. Na duhet vetëm një strukturë e përhershme dhe një politikë operative e përhershme për t’i dhënë fund kësaj gjëje”, deklaroi ministri grek.

Etiketat: call centerat
Artikulli para

Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru

Artikulli pas

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi
Aktualitet

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë
Aktualitet

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?
Aktualitet

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Të Përzgjedhura

Ermal Beqiri tall atë që s’thuhet me shtetin! Merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati, duke gëzuar pronat në Francë
Ekonomi

Ermal Beqiri tall atë që s’thuhet me shtetin! Merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati, duke gëzuar pronat në Francë

Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
0

Shteti shqiptar ka rënë! Shumë e mendojnë këtë, të tjerë janë bindur, por sot kemi provën. Tenderi 3.1 milionë euro,...

Lexo të plotë
Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit

Rekord testamentesh, spanjollët po lënë gjithnjë e më shumë pasuri për luftën kundër kancerit

5 Gusht, 2026
Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

13 Janar, 2026
ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr