• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al 

Pasi kishte bërë vite në pushtet dhe, me sa duket, prej kohësh nuk paguante asnjë faturë, një ish-politikan i lartë mblodhi një grup gazetarësh në një hotel në qendër të Tiranës dhe kur po ngroheshin, nxorri nga xhepi një kartëmonedhë 500-lekëshe për të paguar të gjithë tavolinën! Personazhit i kishte ngecur ora shumë vite më parë.

Me gjasë një barcaletë e ngjashme do të tregohet më vonë edhe për ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila po ashtu duket se e ka humbur kontaktin me realitetin sa i përket çmimeve në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka planifikuar të japë 4 mijë kredi të buta për çiftet dhe profesionistët e rinj.

Dy mijë do të jenë me interes zero për apartamente deri në 60 mijë euro, ndërsa 2 mijë të tjera me interes fiks 3%. Krahas tyre premtohet subvencionim qiraje për 3 mijë familje.

E pyetur soy nga gazetarët se ku mund të blihet aktualosht një apartament me 60 mijë euro në Tiranë, Ibrahimaj u përgjigj: “Ka në periferi të Tiranës, janë apartamente të sipërfaqeve të vogla”.

Skyweb.al kontrolloi ofertat e javëve të fundit në zonat periferike të kryeqytetit.

Le të marrim një apartament minimalisht siç thotë ministrja, prej 55 m², ku një çift me një fëmijë ose pa fëmijë të mund të jetojë pa u ulur me turne në tavolinën e bukës.

Në Astir, ku çmimet nisin nga minimumi 1,550–1,650 euro/m², apartamenti kushton të paktën 85–91 mijë euro. Në Fresk dhe Kombinat kushton 82–88 mijë euro, ndërsa në Yzberisht arrin 88–91 mijë euro.

Te Uzina e Traktorëve, 55 m² kushtojnë rreth 69–74 mijë euro.

Me 60 mijë euro në Astir, Fresk ose Yzberisht mund të blihen vetëm rreth 36–40 m².

Ministrja mund të gjejë ndonjë ofertë në Kamëz apo në skajin më të lirë të Paskuqanit, por ta paraqesësh kufirin 60 mijë euro si zgjidhje për strehimin e çifteve të reja në Tiranë është minimumi shkëputje nga realiteti i tregut real.

Në vend të deklaratave të përgjithshme, Ibrahimaj duhet të tregojë konkretisht adresat, sipërfaqet dhe apartamentet që mund të blihen me këtë shumë sot, jo me çmimet e dhjetë viteve më parë.

Sepse është problem serioz kur vetë ministrja e Ekonomisë nuk e di sa kushton realisht një apartament në kryeqytet, ndërkohë që prej saj priten politika zhvillimi! /skyweb.al

Etiketat: apartamentetdelina ibrahimajqirajaskywebal
Artikulli para

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aviacion

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
Aktualitet

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, e zëvendëson Ervin Demo

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?
Aktualitet

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
0

Jona Cenameri Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është vlerësuar me 60 nga 100 pikë në rankimin e parë rajonal që mat...

Lexo të plotë
Jo vetëm SPAK, Olsian Çela rifreskon përgjuesit: Shpallet tenderi 660 mijë euro

Jo vetëm SPAK, Olsian Çela rifreskon përgjuesit: Shpallet tenderi 660 mijë euro

15 Prill, 2025
SPAK, vila e Igli Tares dhe miqësia familjare me Ballukun: Çfarë dihet deri më tani

SPAK, vila e Igli Tares dhe miqësia familjare me Ballukun: Çfarë dihet deri më tani

4 Qershor, 2026
Raketa iraniane në Turqi, shefi i NATO-s zbulon nëse do zbatohet “Neni 5”

Raketa iraniane në Turqi, shefi i NATO-s zbulon nëse do zbatohet “Neni 5”

5 Mars, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

8 Shtator, 2026

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr