Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur me një tjetër sinjal alarmi për tkurrjen demografike të Shqipërisë.
Rreth 25 mijë fëmijë u ulën këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit. Dhjetë vjet më parë, në vitin shkollor 2016–2017, në klasën e parë regjistroheshin 34 804 nxënës.
Krahasuar me atë periudhë, Shqipëria ka sot 9 804 nxënës më pak në klasën e parë, ose një rënie prej rreth 28%.

Tkurrja ka qenë e vazhdueshme: numri ra në 30 697 nxënës në vitin 2020–2021 dhe në 28 601 gjatë vitit 2023–2024.
Rënia e lindjeve, emigrimi i familjeve të reja dhe plakja e popullsisë po zvogëlojnë me shpejtësi brezat që hyjnë në sistemin arsimor.
Pasojat po ndihen veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, ku pakësimi i nxënësve ka sjellë bashkimin e klasave dhe mbylljen e shkollave.
Shifrat tregojnë se kriza demografike nuk është më vetëm një parashikim për të ardhmen, por një realitet që sot shihet drejtpërdrejt në bankat bosh të shkollave. /skyweb.al
















