Nga 1 janari 2027, të gjitha kategoritë e pensionistëve do të përfitojnë dyfishimin e bonusit mujor, krahas indeksimit të pensioneve.
Masa u bë e ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha se skema e nisur gjatë vitit 2026 do të zgjerohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Për financimin e bonusit të dyfishuar, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë.
Sipas ministres, mbështetja do të përfshijë të gjithë pensionistët dhe do të zbatohet paralelisht me indeksimin, duke rritur gradualisht të ardhurat e tyre mujore.
Qeveria ka vendosur gjithashtu objektiva për rritjen e pensioneve deri në vitin 2030.
Sipas planit të paraqitur, pensioni i plotë synohet të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë në muaj, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë të paktën në 22 mijë lekë.
Dyfishimi i bonusit nuk përbën rritje të drejtpërdrejtë të masës bazë të pensionit, por një pagesë shtesë mujore që do t’i bashkëngjitet pensionit dhe indeksimit të tij. /skyweb.al
















