Tregu i brendshëm valutor e mbyll javën me rritje të kuotave për monedhat kryesore. Dollari amerikan ka fituar pikë krahasuar me një ditë më parë, duke u blerë këtë të premte me 80.2 lekë dhe duke u shitur me 81.5 lekë.
Edhe euroja ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me ditën e enjte. Monedha europiane është blerë mëngjesin e kësaj të premteje me 91.5 lekë dhe është shitur me 92.4 lekë.
Në rritje ka qenë edhe franga zvicerane, megjithëse ndryshimi në kuotë mbetet i lehtë. Sipas kursit të këmbimit në tregun vendas, franga është blerë me 96.6 lekë dhe është shitur me 97.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu e mbyll javën në forcim. Krahasuar me një ditë më parë, ai është blerë këtë mëngjes me 106 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë.
Në këtë mënyrë, të katër monedhat kryesore kanë shënuar rritje të kuotave në tregun e brendshëm valutor gjatë këtij mëngjesi.
















