Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Rama e ka cilësuar situatën si një çështje që kërkon adresim të menjëhershëm.
“Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë.
Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë kritikoi edhe SPAK për daljen e përgjimeve, duke thënë se ekspozoi sigurinë kombëtare.















