• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dhjetëra projekte kullash në Tiranë u paraqitën si hotele luksoze, duke përfituar më shumë kate dhe lehtësi fiskale.

Por ngopja e tregut hotelier ngre pikëpyetje për fatin e tyre: A do të përfundojnë si zyra, apartamente apo godina gjysmë bosh?

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor” tregojnë se tregu i hotelerisë në kryeqytet po jep sinjale maturimi, ndërsa prurjet e reja rrezikojnë të përballen me mungesë klientësh.

Në vitin 2025, shtatë hotelet më të mëdha në Tiranë realizuan së bashku rreth 6 miliardë lekë të ardhura, ose 39% të qarkullimit të 20 hoteleve më të mëdha në vend. Megjithatë, rritja e tregut po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Sipërmarrësi Behar Male, aksioner i “The Plaza Tirana”, deklaron se hoteleria në kryeqytet është tashmë një treg pothuajse i maturuar.

“Që të ardhurat të rriten, duhet të shtrenjtojmë çmimet, por nëse ndodh kjo, do të na largohen klientët”, shprehet ai.

Sipas tij, turistët që vizitojnë Tiranën kërkojnë kryesisht akomodim me çmime të ulëta, rreth 50–60 euro për dy persona, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt apartamenteve “Airbnb”.

Në vitin 2025, në Tiranë ishin të listuara rreth 5,200 njësi në platformat e qiradhënies afatshkurtër. Ato gjeneruan rreth 31 milionë euro, sa gjysma e të ardhurave të shtatë hoteleve më të mëdha të kryeqytetit.

Çmimi mesatar i një nate në “Airbnb” në Tiranë ishte 42.4 euro, rreth tri herë më i ulët se tarifa e hoteleve me katër yje.

Edhe hotelet e kategorive të larta kanë çmime relativisht të ulëta krahasuar me kryeqytetet europiane. “Rogner” dhe “Xheko Imperial” ofrojnë dhoma për rreth 158 euro, “Mak Albania” për 126 euro dhe “Tirana International” për 119 euro.

Më të shtrenjtët mbeten “Tirana Marriott” dhe “Maritim Plaza”, me tarifa që luhaten rreth 180–200 euro nata. Në Athinë dhe Romë, ndërkohë, tarifa mesatare e të gjitha kategorive të hoteleve arrin në rreth 178–190 euro.

Këto të dhëna shtojnë dyshimet nëse tregu i Tiranës mund të përballojë dhomat e reja që pritet të shtohen nga projektet e shumta të kullave.

Sipas Behar Males, një pjesë e mirë e projekteve hoteliere u nxitën pikërisht nga përjashtimi prej taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe nga mundësia për të ndërtuar më shumë kate.

Ai parashikon se disa prej këtyre godinave mund të mos funksionojnë kurrë si hotele, por të shndërrohen në zyra, apartamente ose njësi të tjera tregtare.

Kjo hap një tjetër çështje: çfarë do të ndodhë me lejet e ndërtimit të dhëna për struktura hoteliere, nëse përdorimi real i godinave ndryshon pas përfundimit të tyre?

Në ndryshim nga Tirana, potenciali më i madh për zhvillimin e hotelerisë mbetet në bregdet. Durrësi, Golemi dhe Gjiri i Lalëzit gjeneruan 42% të të ardhurave të hoteleve më të mëdha në vitin 2025.

Modeli i turizmit të organizuar, paketat “all inclusive”, kapacitetet e mëdha dhe marrëveshjet me operatorët ndërkombëtarë i japin kësaj zone avantazh ndaj kryeqytetit.

Megjithatë, edhe hoteleria bregdetare po goditet nga zhvlerësimi i euros, kostot e larta, konkurrenca e “Airbnb” dhe presioni për uljen e çmimeve.

Me një treg hotelier që po ngopet dhe mijëra apartamente që ofrohen me çmime shumë më të ulëta, bumi i kullave-hotel në Tiranë rrezikon të përfundojë në një transformim të heshtur të projekteve.

Pyetja tashmë nuk është vetëm nëse kullat do të ndërtohen, por se çfarë do të bëhen pasi të përfundojnë dhe nëse institucionet do të lejojnë ndryshimin e destinacionit për projektet që siguruan leje dhe lehtësi si hotele. /Marrë me shkurtime nga Monitor. Titulli është i redaksisë

Etiketat: kullattirane
Artikulli para

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Aktualitet

Apeli lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive të Orest Sotës

Nga SkyWeb
29 Korrik, 2026
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron preventive të vendosur ndaj...

Lexo të plotë
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Kaosi me trafikun, por Tirana nuk është qyteti me numrin më të madh të makinave për banorë

9 Mars, 2026
OpenAI mbyll aplikacionin Sora për krijimin e videove me inteligjencë artificiale

OpenAI mbyll aplikacionin Sora për krijimin e videove me inteligjencë artificiale

25 Mars, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritja e pagave dhe pensioneve në 2026, sa para shtesë merr secila kategori: Ministri Malaj mbron buxhetin në Kuvend

10 Nëntor, 2025
Dronët shkaktojnë sërish tensione, mbyllen dy aeroporte në Belgjikë

Dronët shkaktojnë sërish tensione, mbyllen dy aeroporte në Belgjikë

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr