• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja e pagave dhe pensioneve në 2026, sa para shtesë merr secila kategori: Ministri Malaj mbron buxhetin në Kuvend

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë për vitin 2026. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, deklaroi se reforma e pensioneve është shtylla themelore e buxhetit të ri, që do të zbatohet nga janari 2026 deri në vitin 2030.

“Projektbuxheti synon rritjen e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për qytetarët. Totali i shpenzimeve për vitin 2026 arrin në 886.7 miliardë lekë, ndërsa një ndër objektivat kryesorë është modernizimi i infrastrukturës dhe forcimi i sistemit social,” – tha Malaj.

Sipas tij, rritja graduale e pensioneve do të nisë pas shpërndarjes së bonusit të fundvitit, duke sjellë përfitime mujore për të gjitha kategoritë:

  • 1,800 lekë shtesë në muaj për pensionet urbane

  • 800 lekë për pensionet e pjesshme urbane

  • 1,000 lekë për pensionet rurale

  • 700 lekë për pensionet familjare

  • 600 lekë për pensionet e invaliditetit

Pas kësaj rritjeje, pensionet mesatare mujore do të arrijnë:
40 mijë lekë për pensionet urbane, 22 mijë për ato të pjesshme, 18 mijë për rurale dhe 30 mijë lekë për pensionet e invaliditetit. Sipas Ministrit, efekti financiar i kësaj mase arrin në 10.4 miliardë lekë.

Në fjalën e tij, Malaj theksoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të pagës minimale, që do të jetë 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për të arritur në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
“Do të ketë indeksim periodik të pagave publike në bazë të inflacionit, ndërsa paga mesatare e mësuesit do të rritet me 3 mijë lekë në muaj dhe ajo e mjekut do të arrijë në 143 mijë lekë,” – shtoi ministri, duke sqaruar se për këto ndërhyrje janë parashikuar 10 miliardë lekë shtesë nga buxheti.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 pritet të jenë 823.1 miliardë lekë, ose 52.1 miliardë më shumë se një vit më parë, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe kontributet do të rriten me 51.7 miliardë lekë.

“Ky buxhet i rikthen pensionistëve besimin dhe vlerësimin që meritojnë, ndërsa forcon stabilitetin ekonomik dhe social të vendit,” – deklaroi Malaj në përfundim të fjalës së tij. /skyweb.al

Etiketat: pagatpensionetrritja
Artikulli para

FOTO/ Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj

Artikulli pas

Hetimet hedhin dyshime mbi cilësinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë/ Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: “Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë, është tunel…”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SKEMA/ “Ia këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë. Kur e do?” Si u manipulua nga Balluku dhe Evis Berberi tenderi i Tunelit të Llogarasë, “goli” 50 milionë euro

Hetimet hedhin dyshime mbi cilësinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë/ Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: "Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë, është tunel..."

Të Përzgjedhura

“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës
Turizëm

“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës

Nga Editor
12 Mars, 2026
0

Shqipëria, vendi bregdetar evropian, ende pak i njohur për shumë të huaj, po tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më...

Lexo të plotë
Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

5 Mars, 2026
LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

19 Dhjetor, 2025
Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

Ecja çdo ditë mund të parandalojë Alzheimerin

26 Dhjetor, 2025
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026

Të Fundit

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr