• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjithçka nisi nga një mesazh në telefon. Gentjana Driza ishte në pritje të një porosie nga TEMU më 23 maj, kur mori një mesazh në dukje nga Posta Shqiptare, që e njoftonte se duhej të paguante një tarifë doganore minimale.

Mesazhi kishte bashkangjitur edhe një link, të cilin ajo e klikoi dhe iu shfaqën në ekran disa formularë. Sipas kallëzimit të saj në polici, Driza kishte menduar se ishte një kërkesë legjitime nga Posta Shqiptare, ndaj ndodhi udhëzimet pa e menduar gjatë dhe vendosi të dhënat e saj personale dhe bankare.

Por shpejt e kuptoi se sapo kishte rënë pre e një mashtrimi.

Përmes aplikacionit bankar në telefon, ajo filloi të merrte njoftime të njëpasnjëshme për transferta parash në vlera të konsiderueshme nga llogaria e saj. Njoftimet nuk u ndalën edhe pasi ajo kontaktoi me bankën dhe bllokoi kartën.

Brenda tre ditësh, Driza humbi rreth 100 mijë lekë nga llogaria e saj bankare, ndërkohë që vlera e plotë ishte ende e paqartë për shkak të dinamikës së transaksioneve.

“Kërkoj nga organet kompetente kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve përkatëse me qëllim identifikimin e personit apo personave përgjegjës për këtë mashtrim kompjuterik, si dhe marrjen e masave ligjore për ndjekjen penale të tyre,” deklaroi ajo në polici.

Driza është vetëm një nga qindra viktimat e mashtrimit digjital në Shqipëri – një vend që po shënon rritje të stërmëdha të sulmeve kibernetike gjatë viteve të fundit.

Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ASKS, sulmet e kësaj natyre kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve 2020-2026, si në volum ashtu edhe në kompleksitetin e tyre.

“Gjatë viteve të fundit është vërejtur një rritje e veçantë e sulmeve që synojnë përdoruesit përmes manipulimit psikologjik dhe mashtrimit online, me objektiv vjedhjen e kredencialeve, informacionit financiar apo sigurimin e aksesit në sisteme,” tha AKSK për BIRN.

Kërcënimet më të shpeshta të evidentuara nga ASKS përfshijnë ato që njihen si sulme phishing apo smishing – sulme të inxhinierisë sociale që targetojnë qytetarët e zakonshëm përmes mesazheve të rreme me qëllim mashtrimin e tyre për të ndarë të dhëna personale apo financiare.

Nën shenjestër nuk janë vetëm qytetarët e zakonshëm, por edhe institucionet publike apo infrastrukturat kritike të informacionit.

Që prej sulmeve masive kibernetike ndaj infrastrukturës shtetërore në vitin 2022, Shqipëria ka forcuar ndjeshëm, sipas ASKS-së, kapacitetet kombëtare për zbulimin, parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve në sferën digjitale.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë kibernetike dyshojnë nëse fondet e shpenzuara dhe strukturat e reja të ngritura ia kanë dalë që t’i minimizojnë rreziqet në këtë drejtim.

“Problemi është se investimi nuk matet me vlerën e tenderëve apo me numrin e konferencave, por me rezultatet që prodhon,” tha Besmir Semanaj, një ekspert i sigurisë kibernetike.

“Nuk mjafton të blesh pajisje apo software. Duhet ekspertizë, transparencë, auditime të pavarura dhe mbi të gjitha njerëzit e duhur në pozicionet e duhura,” theksoi ai.

“Peshkimi” digjital  

Institucionet që trajtojnë sulmet kibernetike në Shqipëri i klasifikojnë këto të fundit në tentativa dhe incidente, ndërkohë që statistikat zyrtare evidentojnë një diferencë të stërmadhe mes tyre.

Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, gjatë vitit 2026 u regjistruan mbi 17 milionë tentativa për sulme kibernetike, por vetëm një numër i vogël prej tyre u klasifikuan si incidente të konfirmuara sigurie.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të fushatave phishing dhe smishing, të cilat pasqyrojnë tendencat globale të kriminalitetit kibernetik që synojnë individët dhe organizatat.

“Phishing” nënkupton njërën nga metodat e krimeve kompjuterike, ku mashtruesit i gënjejnë njerëzit që të ndajnë informacione personale apo të shkarkojnë file të dëmshme duke pretenduar se janë burime të besueshme. Në një formë të ngjashme, smishing përfaqëson formën e përdorimit të mesazheve SMS në mashtrimin e njerëzve.

“Sulmet phishing përbëjnë një nga format më të zakonshme të mashtrimit kibernetik dhe ndikimi i tyre mund të jetë financiar, operacional dhe reputacional,” tha AKSK.

Edhe Policia e Shtetit konfirmon se sulmet “phishing” dhe “smishing” përbëjnë tashmë format më të përhapura të mashtrimit online në Shqipëri, ndonëse të dhënat për to janë pjesë e statistikave më të gjera.

Policia e Shtetit i tha BIRN se gjatë viteve 2020-2026 kishte referuar në Prokurori 2316 raste të veprave penale të mashtrimit kibernetik ose falsifikimit kibernetik me 233 persona të arrestuar dhe 1339 persona të gjykuar në gjendje të lirë.

“Bazuar në rastet e hetuara gjatë viteve të fundit, një nga format më të përhapura të mashtrimit kompjuterik në Shqipëri mbetet mashtrimi përmes mesazheve ose komunikimeve phishing dhe smishing, ku autorët tentojnë të mashtrojnë qytetarët duke u paraqitur si institucione bankare, kompani shërbimesh ose informacion personal,” deklaroi Policia.

Sipas ekspertit Semanaj, phishing vazhdon të mbetet metoda kryesore e mashtrimit kompjuterik në Shqipëri, pasi “është e lirë dhe fitimprurëse”.

“Nuk ke nevojë të sulmosh një server apo të gjesh ndonjë dobësi teknike, mjafton të mashtrosh njeriun,” thotë Semanaj, duke theksuar se qëllimi është gjithmonë ai ekonomik.

“Ose të marrin paratë direkt nga llogaria, ose të marrin kredencialet e tua dhe t’i përdorin më vonë. Sot një adresë email-i, një llogari Facebook-u apo një akses në bankë kanë vlerë dhe shiten,” shtoi ai.

Semanaj e konsideron faktorin njerëzor si problem kryesor dhe apelon për më shumë eduktim dhe ndërgjegjësim mes qytetarëve shqiptarë.

“Shumica e sulmeve nuk fillojnë duke thyer një firewall. Fillojnë sepse dikush klikon një link, hap një dokument ose jep një kod verifikimi. Ende shohim njerëz që përdorin të njëjtin fjalëkalim kudo, nuk kanë aktivizuar autentikimin me dy faktorë dhe besojnë çdo mesazh që duket “zyrtar”,” tha ai.

“Sigurisht që ka edhe probleme teknike, por edhe sistemi më modern në botë nuk të shpëton nëse përdoruesi ia jep vetë çelësat sulmuesit,” shtoi Semanaj.

Përtej kufijve

Si shumë krime të tjera, edhe krimi kibernetik nuk njeh kufij. Mes mijëra rasteve të proceduara në vitet e fundit, Policia e Shtetit i tha BIRN se kishte identifikuar edhe 89 shtetas të huaj, të cilët akuzohen për mashtrime apo falsifikime kompjuterike në Shqipëri.

Shkëmbimi i informacionit për trajtimin e rasteve është i rëndësishëm edhe për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila në të njëjtën periudhë ka regjistruar 42 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja për veprën penale të mashtrimit kompjuterik. Në anën tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i tha BIRN se kishte dërguar 300 letërporosi drejt autoriteteve të huaja, çka nxjerr në pah natyrën ndërkufitare të një pjese të hetimeve.

Mashtrimi smishing në emër të Postës Shqiptare përfshin edhe një 22-vjeçar me nënshtetësi franceze të quajtur Zyad, i cili hyri në Shqipëri si shumë turistë të tjerë të huaj në mesin e muajit maj. Gjykata vendosi ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërkohë që një tjetër shtetas gjerman u shpall në kërkim për të njëjtën skemë mashtrimi.

Policia identifikoi fillimisht numrin përmes së cilit u shpërndanë mesazhet në emër të Postës Shqiptare dhe më pas pikën e shitjes në Ksamil, ku ky numër ishte regjistruar në emër të një shtetasi gjerman.

Megjithatë, kamerat e sigurisë së dyqanit identifikuan 22-vjeçarin francez si personin që kishte blerë kartën – ai ishte i veshur sportive, me kapele në kokë dhe kufje për të dëgjuar muzikë.

Në një çështje të dytë të ndodhur në tetor të vitit 2025, dy shtetas kinezë akuzohen gjithashtu se kanë krijuar një skemë mashtrimi duke përdorur sërish kredencialet e Postës Shqiptare.

Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45, erdhën në Shqipëri tetorin e vitit të kaluar dhe u akomoduan në një hotel në zonën e Siri Kodrës në Tiranë. Përmes disa pasaportave që kishin marrë me vete, ata akuzohet se blenë numra telefonikë shqiptarë. Policia ra në gjurmët e tyre pas një emaili të dërguar nga një qytetar, i cili denonconte një përpjekje për mashtrimin e prindërve të tij.

Denoncuesi vuri në dispozicion të hetuesve numrin e telefonit nga ishte nisur mesazhi smishing me një link të postës shqiptare dhe e vendosi atë në përgjim. Më 31 tetor 2025, Policia mësyn në dhomën e tyre të hotelit dhe gjeti mes provave të tjera edhe një listë me numra telefoni shqiptar.

Dy shtetasit nga Kina u përpoqën t’ia pasojnë fajin një personi të tretë nga Kamboxhia, që sipas tyre kishte siguruar numrat e telefonit.

Përfshirja e dhjetra shtetasve të huaj në skemat e mashtrimit digjital në Shqipëri e vështirëson zbulimin e krimeve dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë. Ndaj për ekspertin e krimit kibernetik, Besmir Semanaj, mënyra më efikase e parandalimit të tyre do të ishte edukimi i popullatës përmes fushatave të ndërgjegjësimit.

“Unë them gjithmonë një gjë shumë të thjeshtë: mos klikoni linqe që vijnë me SMS apo email kur bëhet fjalë për bankën. Hapni vetë aplikacionin ose shkruani adresën e bankës në shfletues,” thotë Semanaj duke shtuar: “janë 10 sekonda që mund t’u kursejnë mijëra euro”./ BIRN

Artikulli para

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Artikulli pas

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë
Aktualitet

Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë

28 Shtator, 2026
Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin
Aktualitet

Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin

28 Shtator, 2026
Rritet numri i aksidenteve në rrugë, korriku me shifra të frikshme
Aktualitet

Më shumë aksidente në rrugët e vendit, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

28 Shtator, 2026
Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje
Aktualitet

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë
Aktualitet

Kërcënimet nga lindja, Macron njofton shërbimin ushtarak vullnetar për të rinjtë

Nga Editor
27 Nëntor, 2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot krijimin e një shërbimi të ri ushtarak vullnetar për të rinjtë, i cili do...

Lexo të plotë
U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

26 Shtator, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

Kërcënimi i naftës 200 dollarë për fuçi, lufta me Iranin rrezikon të tronditë tregjet globale të energjisë

12 Mars, 2026
Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik

Mbi 16 mijë automjete në janar-shkurt nuk kaluan kontrollin teknik

5 Mars, 2026
Ermal Beqiri i bleu jaht luksoz, thirret në SPAK e “besuara” Xhenila Tamizi, si i shërbeu Ergys Agasit te EA Solution

Vilë në Palasë dhe Tiranë, SPAK sekuestron pronat e Ermal Beqirit, përfshirë jahtin luksoz në emër të punonjëses

21 Prill, 2026

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

28 Shtator, 2026
Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

28 Shtator, 2026
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

28 Shtator, 2026
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr