• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Studiuesi: Si u grabitën tokat në Jalë, simboli i farsës së kontrollit të territorit

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Studiuesi: Si u grabitën tokat në Jalë, simboli i farsës së kontrollit të territorit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Studiuesi dhe analisti Afrim Krasniqi ka risjellë në fokus një nga aksionet më të bujshme të qeverisë “Rama 1”, të nisur në tetor të vitit 2013: fushatën për kontrollin e territorit dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare.

Në atë kohë, qeveria e sapoardhur në pushtet miratoi krijimin e një Task Force për mbrojtjen e territorit, nën drejtimin e ministrit të Brendshëm. Qëllimi ishte i qartë: ndalimi i abuzimit me hapësirat publike, ndëshkimi i shkelësve të ligjit dhe vendosja e rendit në zhvillimin urban.

Kryeministri i kohës deklaronte me forcë në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit (KKRT):

“Bregdeti shqiptar, që është edhe një nga asetet më të mëdha që trashëgon ky vend, herë me leje dhe herë pa leje, është zhvilluar në një rrjedhë që përfundimisht duhet të ndërpritet.”

Sipas Krasniqit, atëherë kjo deklaratë gjeti mbështetje publike dhe profesionale. Kontrolli i territorit, lufta ndaj ndërtimeve abuzive dhe qasja antikorrupsion u konsideruan kushte minimale për shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Por bilanci pas 12 vitesh tregon një realitet tjetër.

“Jala 2013 – Jala 2025”, thotë Krasniqi, është fotografia simbolike e dështimit. Task Forca që nisi me entuziazëm, përfundoi me skandale.

Disa nga figurat kryesore të aksionit përfunduan të akuzuar për korrupsion apo shpërdorim detyre. Njëri prej tyre, drejtues i Task Forcës, përfundoi në burg. Një tjetër, që koordinoi marrjen nën kontroll të zonave bregdetare, përfitoi vetë prona në zonat e pasura dhe më pas u bë deputet, duke u promovuar në funksione të larta brenda partisë.

Madje, sipas Krasniqit, “ai që premtoi fundin e masakrës bregdetare, me një të rënë të lapsit krijoi pronarë të rinj të detit dhe tokës. Vijat bregdetare u privatizuan, nga Velipoja në Butrint, në favor të klientëve të pushtetit.”

Në analizën e tij, studiuesi e cilëson këtë proces si një ilustrim tipik të degradimit institucional dhe autoritarizmit të mbështetur në korrupsion.

“Rivendosja e ligjit? Ekonomia e tregut të lirë? Rilindja urbane? Zhvillimi i qëndrueshëm? Fundi i abuzimit? Ishin premtime. Pasi u përkthyen në vota, humbën funksionin dhe u kthyen në slogane për konsum publik,” shkruan ai.

Afrim Krasniqi e përmbyll analizën me një mesazh të qartë:

“Kështu nisi!”, duke vënë theksin se për të ndërtuar një shtet funksional, nuk mjaftojnë fushatat e bujshme dhe deklaratat e forta, por duhen institucione të pavarura, zbatim i ligjit dhe transparencë reale.

Etiketat: jaletokat
Artikulli para

INVESTIGIMI/ Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë

Artikulli pas

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar Ermal Beqirin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës
Aktualitet

Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

10 Gusht, 2026
IKMT e kapi “mat” me pallatin pa leje në Qeparo, Vangjel Tavo ia “hedh” duke njoftuar shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë
Aktualitet

IKMT e kapi “mat” me pallatin pa leje në Qeparo, Vangjel Tavo ia “hedh” duke njoftuar shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar Ermal Beqirin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përballë ekranit; Kostoja ekonomike e varësisë nga loja
Ekonomi

Përballë ekranit; Kostoja ekonomike e varësisë nga loja

Nga Editor
12 Prill, 2026
0

Varësia nga videolojërat nuk është një problem i së ardhmes. Ajo është tashmë pjesë e realitetit shqiptar, edhe pse ende...

Lexo të plotë
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Prodhimi i energjisë rritet me 63%, konsumi dhe humbjet ndjekin të njëjtën tendencë

21 Maj, 2026
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

17 Shtator, 2025
E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air: Kompania e mohon

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air: Kompania e mohon

29 Prill, 2025
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Dollari i paqëndrueshëm, euro vijon ulët

21 Korrik, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr