Teksa çiftet e të rinjve stepen për të sjellë në jetë një fëmijë, një grua në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka lindur fëmijën e 11-të.
Zeid është anëtari më i ri i familjes së Fatmirës dhe Ervinit, të cilët janë prindër edhe të 8 vajzave e dy djemve të tjerë.
Nëna Fatmira ka treguar se është e lumtur dhe e bekuar që ka familje të madhe.
“Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë, unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”- tha ajo.















