Reforma territoriale kaloi me 85 vota pro dhe 34 kundër, por vëmendjen në sallën e Kuvendit e tërhoqën edhe reagimet e socialistëve që kishin shprehur kundërshti dhe në fund votuan pro.


Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sinaj iu bashkuan votave PRO të kolegëve, pas ultimatumit të Edi Ramës për mbështetjen e reformës.

Shumica siguroi edhe tri votat e PSD-së, duke e çuar në 85 numrin e deputetëve që miratuan hartën e re.

Pas votimit, Rama u pa duke qeshur teksa largohej, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Kryeministri ndaloi për disa çaste për të biseduar me ta.

Në anën tjetër, Braçe u pa duke mbajtur kokën me duar, pasi kishte dhënë votën pro reformës që më herët e kishte kundërshtuar.

Spiropali qëndroi në këmbë gjatë votimit. Edhe ajo, pavarësisht qëndrimit të shprehur më parë, e mbështeti hartën e re.

Kështu, kundërshtitë brenda socialistëve nuk u kthyen në vota kundër. Bashkë me mbështetjen e PSD-së, mazhoranca miratoi ndarjen që e çon Shqipërinë nga 61 në 46 bashki, duke reduktuar me 15 numrin e tyre.
Ndërkohë nuk mungoi edhe spektakli i opozitës së katandisur në vetëm një grusht deputetësh, besnikë të Berishës. /skyweb.al















