• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Digjet makina e gazetarit Sami Curri në Bulqizë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
Digjet makina e gazetarit Sami Curri në Bulqizë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen e Re të Bulqizës, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët rreth orës 02:45, ndërsa ishte i parkuar pranë pallatit ku ai banon.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht dhe të ketë lidhje me aktivitetin e tij profesional.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, por mjeti është djegur plotësisht.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Vetë gazetari e ka cilësuar ngjarjen si një akt të paramenduar, me qëllim intimidimin dhe pengimin e punës së tij në terren. Sipas tij, bëhet fjalë për një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj aktivitetit që ushtron prej vitesh.

Curri theksoi se nuk ndihet i trembur apo i kërcënuar dhe se do të vijojë ushtrimin e profesionit, duke e konsideruar gazetarinë një mision në shërbim të interesit publik.

Ai prej rreth dhjetë vitesh ushtron profesionin në qarkun e Dibrës, duke u fokusuar në raportimin e problemeve të qytetarëve, monitorimin e institucioneve vendore dhe ndjekjen e çështjeve të drejtësisë.

Gazetari shtoi se në javët e fundit ka qenë në kontakt me persona të prekur nga temat që ka trajtuar, çka e shton dyshimin se ngjarja mund të lidhet me punën e tij.

Pavarësisht incidentit, ai deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë presioneve apo tentativave për frikësim./skyweb.al

Artikulli para

Borxhet bllokojnë godinën misterioze në Qafë të Kasharit, historia pas çiftit që e ndërtoi

Artikulli pas

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Zvërneci, Zvërneci por “vëllai i Tërmet Peçit ka rrethuar 10 mijë m² plazh në Porto Palermo” dhe Vangjel Tavo sillet sikur s’ka ndodhur gjë e vijon ahengjet në Himarë
Aktualitet

Zvërneci, Zvërneci por “vëllai i Tërmet Peçit ka rrethuar 10 mijë m² plazh në Porto Palermo” dhe Vangjel Tavo sillet sikur s’ka ndodhur gjë e vijon ahengjet në Himarë

Nga SkyWeb
28 Qershor, 2026
0

Një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë territor dhe plazh publik në zonën e “Gjirit të Fshehur”, në Porto...

Lexo të plotë
Zbulohet në detin Jon anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Zbulohet në detin Jon anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

6 Gusht, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Nuk u shpenzuan dot në 2025, shkon në 167 milionë euro fondi për pensionet

20 Shkurt, 2026
Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

1 Janar, 2026
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Plas sherri te Aeroporti i Vlorës, njerëzit e Valon Ademit nxjerrin jashtë të dërguarit e Behgjet Pacollit

16 Prill, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr