Shqipëria bëhet pjesë e fushatës promovuese të markës së njohur ndërkombëtare të automobilave MINI Cooper, e cila ka përzgjedhur vendin tonë për realizimin e një reklame që sjell në fokus peizazhet dhe bukuritë natyrore shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga reklama, duke vënë në dukje veçantinë e peizazheve shqiptare dhe zgjedhjen e vendit tonë nga marka prestigjioze e automobilave.
“Pamje fantastike të MINI Cooper, markës së njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, mes peizazheve dhe bukurive të vendit tonë”, u shpreh Rama.
Realizimi i këtij projekti në Shqipëri përbën një mundësi për promovimin e destinacioneve shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke i prezantuar ato përmes një marke me njohje globale. Përzgjedhje të tilla ndihmojnë në rritjen e vëmendjes ndaj potencialit turistik dhe pasurive natyrore të vendit.
















