• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

Editor Nga Editor
13 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Modeli ikonik francez pritet të rikthehet në treg në fund të vitit 2028, me një çmim fillestar të synuar prej rreth 15 mijë eurosh.

Një nga risitë më të shumëpritura të Panairit të Automjeteve në Paris është rikthimi i legjendës së automobilizmit francez, Citroën 2CV, këtë herë në një version plotësisht elektrik. Modeli i ri synon të ruajë filozofinë e paraardhësit të tij, duke ofruar thjeshtësi, prakticitet dhe një çmim të përballueshëm.

Sipas planeve të prodhuesit, automjeti pritet të dalë në shitje në fund të vitit 2028, në përkujtim të 80-vjetorit të prezantimit të modelit origjinal. Çmimi fillestar synohet të jetë rreth 15 mijë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ofrimit edhe në një variant të vogël furgoni.

Për të mbajtur kostot sa më të ulëta, grupi Stellantis po synon të ndërtojë një automjet me peshë nën një ton dhe me një bateri relativisht të vogël, të përshtatur për udhëtimet e përditshme në qytet dhe distancat e shkurtra.

“2CV u bë një ikonë jo për shkak të asaj që kishte, por për shkak të asaj që u mundësonte njerëzve të bënin. Dhe sot, kjo frymë rikthehet”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Citroën, Xavier Chardon, gjatë prezantimit të modelit.

Për momentin, automjeti ndodhet ende në fazën e konceptit, ndaj specifikimet teknike dhe çmimi përfundimtar mund të ndryshojnë përpara prodhimit.

Rikthimi i 2CV vjen në një kohë kur tregu evropian po orientohen gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike me çmime të përballueshme. Në Francë, makinat elektrike me bateri arritën një rekord prej 42% të regjistrimeve të automjeteve të reja në muajin shtator, sipas të dhënave të përmendura në raportim.

Një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim po luajnë modelet e vogla elektrike dhe skema shtetërore e qirasë sociale, e cila regjistroi rreth 9.500 automjete gjatë muajit të fundit.

Ndërkohë, përballë konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë, edhe markat e tjera evropiane po përpiqen të ofrojnë alternativa më ekonomike. Mes tyre janë Dacia Spring dhe Volkswagen ID. Polo.

Me rikthimin e 2CV, Citroën synon të ndërthurë trashëgiminë e një modeli historik me kërkesën moderne për makina elektrike të thjeshta dhe ekonomike. /skyweb.al

Etiketat: citroen
Artikulli para

FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026

Artikulli pas

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t'i injorojnë

Të Përzgjedhura

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
Ekonomi

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
0

Monedha europiane, Euro ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar gjatë dekadës së fundit,...

Lexo të plotë
OCCRP: Si u transferuan miliarda në CASH të Raiffeisen Bank International në Moskë ditët që Rusia po pushtonte Ukrainën

OCCRP: Si u transferuan miliarda në CASH të Raiffeisen Bank International në Moskë ditët që Rusia po pushtonte Ukrainën

6 Prill, 2025
Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

Ministri grek ngre alarmin për mashtrimet me Call Centerat: Grupet kriminale veprojnë nga Shqipëria

2 Shtator, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

18 Shkurt, 2026
Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

Italia kthen stolat publikë në strehëza për macet endacake

17 Nëntor, 2025

Të Fundit

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr