• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tirana përgatitet sot për një tjetër protestë të madhe, të paralajmëruar nga studentët dhe të rinjtë pas disa ditësh përplasjesh me policinë, arrestimesh dhe dëmesh në kryeqytet. Protestat kanë hyrë tashmë në ditën e katërt dhe kërkesa për largimin e qeverisë është bërë pjesë e thirrjeve të protestuesve.

Por pak përpara daljes së protestuesve në shesh, kryeministri Edi Rama e nisi ditën në terren, pranë një biznesi të dëmtuar gjatë protestave, duke dhënë një mesazh të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Rama njoftoi se qeveria do të ndihmojë bizneset e vogla që kanë pësuar dëme dhe se në e-Albania do të hapet një dritare e posaçme ku pronarët mund të deklarojnë humbjet.

Bizneset do të duhet të vendosin të dhënat e tyre, NIPT-in, kontaktet, vlerësimin e dëmit, kompaninë e sigurimit, si dhe të ngarkojnë fotografi dhe faturat që dokumentojnë dëmet.

Në terren do të dalin edhe 10 grupe të Tatimeve, të cilat do të verifikojnë deklarimet dhe do të krijojnë një regjistër të bizneseve të prekura.

“Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, deklaroi Rama, duke premtuar se dëmet e shkaktuara gjatë protestave do të rikuperohen.

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Por përtej faturave të bizneseve, mesazhi politik i kryeministrit ishte shumë më i gjerë.

Rama tha se respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por vijoi të ndajë protestën nga dhuna, duke ia faturuar këtë të fundit forcave që qeveria i ka cilësuar ditët e fundit si “duar të zeza”, “duar të huaja” apo përpjekje për destabilizimin e vendit. Kjo gjuhë është përdorur nga qeveria edhe në reagimet e ditëve të fundit.

“I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt”, tha Rama.

Por ai shtoi edhe mesazhin që tregon qartë pozicionin e tij përballë kërkesave për largim: “S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi.”

Ndryshe nga pritshmëritë e protestuesve që kërkojnë largimin e tij, Rama nuk dha asnjë sinjal dorëheqjeje. Përkundrazi, ai e vendosi veten dhe qeverinë në rolin e garantuesit të vazhdimit të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, përballë asaj që ai e përshkruan si politikë dhune dhe ndërhyrje të “duarve të zeza”.

Kryeministri renditi gjithashtu arritjet që, sipas tij, janë shënuar gjatë qeverisjes së tij dhe la të kuptohet se ky kurs nuk do të ndërpritet nga protestat apo nga forcat që ai i konsideron përgjegjëse për dhunën. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaprotesta
Artikulli para

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Artikulli pas

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë
Aktualitet

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!
Aktualitet

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
ABSURDI/ Selitë e partive mbrohen më shumë se filialet e bankave në Tiranën e kaosit
Kryesore

ABSURDI/ Selitë e partive mbrohen më shumë se filialet e bankave në Tiranën e kaosit

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

Të Përzgjedhura

Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan
Aviacion

Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
0

Një Airbus A320 i kompanisë amerikane JetBlue, i nisur nga Curaçao në Karaibe dhe me destinacion aeroportin “JFK” të New...

Lexo të plotë
Çmimi i arit arrin nivel rekord

Çmimi i arit arrin nivel rekord

25 Janar, 2026
Vajzat ndryshojnë babanë e tyre, çfarë thotë studimi

Vajzat ndryshojnë babanë e tyre, çfarë thotë studimi

19 Qershor, 2026
BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

4 Nëntor, 2025
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr