• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, deklaroi në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen përballë protestave studentore dhe qytetare.

Sipas tij, Rama ushtron mandatin e Partisë Socialiste, të mbështetur nga 800 mijë votues, dhe ka si objektiv integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk ka ndërmend. Nuk ka një mandat personal, ushtron mandatin e PS-së me 800 mijë vota. Është me një objektiv të caktuar për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ka marrëveshje me shqiptarët”, u shpreh Mazniku.

I pyetur për ndikimin e protestave te qeveria, deputeti socialist tha se mazhoranca duhet të dëgjojë qytetarët, të reagojë dhe të ndryshojë politika, duke i qëndruar besnike agjendës së saj kryesore.

Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me protestat në disa vende europiane, duke përmendur Francën, Portugalinë dhe Spanjën, ku, sipas tij, ka tubime edhe më të mëdha.

Mazniku komentoi edhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Ai tha se policia ka detyrimin të mbrojë të drejtën e protestës, por edhe të përdorë forcë proporcionale kur përballet me dhunë.

Deputeti socialist mbrojti reagimin e forcave të rendit, duke e cilësuar atë më të përmbajtur se ndërhyrjet policore në protestat në Itali dhe Francë.

Megjithatë, ai shtoi se rastet kur tejkalohen kompetencat duhet të ndiqen dhe të shoqërohen me masat përkatëse.

“Nëse ka tejkalim, duhet ndjekur dhe të merren masat respektive”, deklaroi Mazniku.

Artikulli para

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Artikulli pas

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj
Aktualitet

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para
Aktualitet

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Aktualitet

Protestat dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate në të gjithë vendin

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve
Aktualitet

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Të Përzgjedhura

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet
Aktualitet

Përmbytjet, studimi: 80% e qytetarëve pa kapacitet financiar për humbjet

Nga Editor
14 Shkurt, 2026
0

Në Shqipëri, përmbytjet nuk përbëjnë më ngjarje të rralla, por një kërcënim të përsëritur që prek si qytetet ashtu edhe...

Lexo të plotë
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Falja tatimore, fshihen 306 milionë euro detyrime dhe gjoba për mbi 130 mijë tatimpagues

22 Qershor, 2026
Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Dielli nuk mjafton, thatësira uli ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike në korrik-shtator

27 Nëntor, 2025
SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

21 Prill, 2026
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

5 Janar, 2026

Të Fundit

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

20 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr