• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në OP-ED
A A
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Vilant Xhori 

Në politikë, dobësimi i një qeverie nuk do të thotë domosdoshmërisht rënia e saj. Edi Rama po përballet me një protestë që sfidon pushtetin e tij, por ende nuk ka prodhuar forcën qytetare që mund ta kthejë krizën politike në pikë kthese. Zemërimi mund ta vërë një qeveri në vështirësi, por vetëm një alternativë e besueshme dhe një mobilizim masiv paqësor mund të ndryshojnë realisht llogarinë e pushtetit.

Rama duket se e ka kuptuar këtë dallim. Duke e paraqitur protestën si produkt të ndikimeve të huaja dhe të një “konglomerati antifa”, ai e zhvendos debatin nga përgjegjësitë e qeverisë drejt një harte më të gjerë konfliktesh ideologjike. Antifa amerikane është një lëvizje e decentralizuar, jo një komandë ndërkombëtare që mund të shpjegojë automatikisht pakënaqësitë në Shqipëri. Çdo lidhje konkrete duhet provuar. Megjithatë, politikisht, kjo tezë i shërben Ramës sepse kriza e qeverisjes paraqitet si përplasje me radikalizmin. Nëse synon, dhe natyrshëm synon, të forcojë marrëdhëniet apo të ketë mbështetjen e administratës të Donald Trumpit, ky qëndrim mund të shërbejë edhe si sinjal politik. Në diplomaci, pragmatizmi nuk është mëkat.

Por arsyeja pse Rama nuk dorëhiqet nuk gjendet vetëm te retorika e tij. Ajo lidhet edhe me natyrën e protestës. Përplasjet me policinë dhe pamjet dramatike kanë tërhequr vëmendjen, por protesta ende nuk ka dëshmuar një mobilizim qytetar masiv e të qëndrueshëm, me udhëheqje të qartë dhe një alternativë që shkon përtej kërkesës për largimin e kryeministrit. Pra, protesta qartazi ka dëshmuar se është në gjëndje të trondisë rendin, por po kaq qartazi ka dëshmuar se nuk ka tronditur legjitimitetin.

Këtu qëndron paradoksi sepse protesta ka mobilizuar qindra të rinj për të hedhur mijëra gurë e fishekzjarrë, por nuk ka mobilizuar mijëra e mijëra qytetarë për të qëndruar paqësisht në shesh, ditë e natë, derisa kërkesa e tyre të bëhet e pamundur për t’u injoruar. E para prodhon pamje dramatike. E dyta krijon peshë politike. Kur protesta radikalizohet në akte, por nuk zgjerohet në numra, koha mund të punojë për qeverinë.

Edhe reagimet ndërkombëtare duhen lexuar në këtë kontekst. Brukseli dhe Washingtoni mund të dënojnë dhunën dhe të kërkojnë respektimin e rendit demokratik, por dënimi i dhunës nuk është automatikisht miratim i qeverisjes. As mungesa e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë nuk do të thotë se për ndërkombëtarët përgjegjësitë e qeverisë janë zhdukur. Por kur protestës i mungojnë përmasat masive, drejtimi i qartë dhe një strategji e besueshme paqësore, partnerët ndërkombëtarë kanë më pak arsye dhe më pak hapësirë për t’u përfshirë politikisht.

Kjo, megjithatë, ritheksojmë se nuk e çliron qeverinë nga përgjegjësitë e saj. Paqartësitë e protestës dhe mungesa e besueshmërisë së opozitës nuk mund të shërbejnë si mburojë për pushtetin. Për më tepër, asnjë kryeministër nuk mund ta vendosë çdo kritikë në hartën e ndikimeve të huaja sepse duke kërkuar duar të huaja pas çdo revolte, Rama rrezikon të mos shohë duart e qytetarëve të vet.

Një mobilizim i madh, paqësor dhe i vazhdueshëm do ta ndryshonte këtë llogari. Sheshet e mbushura për ditë të tëra do ta bënin më të vështirë paraqitjen e krizës vetëm si problem të rendit publik dhe do t’i shtynin partnerët ndërkombëtarë ta vlerësonin më nga afër dimensionin e saj politik.

Pra, Rama qëndron jo vetëm sepse ka ende forcën të qeverisë, por edhe sepse kundërshtimi nuk e ka shndërruar pakënaqësinë në shumicë. Mijra gurë mund të bëjnë jehonë për një natë, por vetëm mijra e mijra qytetarë në një shesh të mbushur paqësisht mund të ndryshojë drejtimin e politikës. Sepse qeveritë nuk rrëzohen kur zhurma bëhet më e madhe, por kur vullneti qytetar bëhet më i fortë se llogaritë e pushtetit.

Artikulli para

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

Artikulli pas

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
Aktualitet

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
OP-ED

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
Aktualitet

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore
Turizëm

STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

Nga SkyWeb
23 Prill, 2025
0

Një seri studimesh ndërkombëtare ka treguar se pushimet nuk janë vetëm një mënyrë për t’u çlodhur, por një nevojë e...

Lexo të plotë
Shqipëria, në krye të Europës për fluturimet komerciale: 173% më shumë se para pandemisë, tetori arrin kulmin

Shqipëria, në krye të Europës për fluturimet komerciale: 173% më shumë se para pandemisë, tetori arrin kulmin

12 Nëntor, 2025
A po ndikon TikTok në krizën globale të lindshmërisë?

A po ndikon TikTok në krizën globale të lindshmërisë?

18 Maj, 2026
SPAK aksion në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS, në pranga edhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”

SPAK aksion në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS, në pranga edhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”

2 Tetor, 2025
Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

20 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr