• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në dekadat e fundit, Shqipëria ka dhënë licenca e koncesione minerare për të ringjallur industrinë dhe tërhequr investitorë vendas e të huaj. Qëllimi ishte rivitalizimi i industrisë minerare të vendit dhe sigurisht, rritja e të ardhurave në arkën e shtetit, por duket se ka nga ato raste kur kompanitë vijnë nga jashtë për të mbushur thasët e pronarëve jashtë duke transferuar fitimin me skena evazioni fiskal gjigant dhe këtu lënë vetëm humbje, borxhe dhe mashtrime.

Skyweb.al verifikoi bilancet e tre viteve të Illyria Minerals Industry (IMI), koncesionarit të minierave të kromit në Kalimash dhe Vilahnë, duke evidentuar problematika të mprehta dhe mospërputhje që ngrenë dyshime për fryrje shpenzimesh dhe një skemë të mundshme evazioni fiskal.

Ndërkohë që kompania ka deklaruar humbje të mëdha në 2025, në fakt, ajo që duket se mund të jetë fija, tërheqja e së cilës mund të zbërthejë një skemë është një shumë prej 65,6 milionë lekësh.

Kompania, e cila rezulton se është paditur në SPAK një vit e gjysmë më parë, shfrytëzon pasuritë minerare që Shqipëria i ka dhënë me koncesion me pritshmërinë për investime, prodhim dhe të ardhura për ekonominë. Koncensioni u dha në prill 2010 me një afat 35 vjeçar.

Bilanci i Illyria Minerals Industry Burimi: Bilanci i IMI-së, perpunimi grafik: Skyweb.al
Bilanci i Illyria Minerals Industry Burimi: Bilanci i IMI-së, perpunimi grafik: Skyweb.al

Por, ndërkohë që shteti pret të fitojë diçka nga ky koncension pas 16 vitesh, leximi i bilanceve të IMI-së nxjerr një histori ku fitimi tkurret vit pas viti, ndërsa shpenzimet marrin gjithnjë e më shumë peshë, pikërisht në dëm të tatim fitimit.

Siç pasqyrohet edhe në bilancet e konsultuara nga skyweb.al, në 2023 kompania raportoi rreth 62 milionë lekë fitim neto.

Një vit më vonë kishte mbetur me afro 15 milionë. Në 2025, rezultati kaloi në anën tjetër, ku u raportua një humbje prej 212 milionë lekësh. 

Kjo përmbysje ndodhi ndërsa vlera e shitjeve u rrit me rreth një të pestën kundrejt 2024-s. Pra, kompania siguroi më shumë të ardhura nga shitjet, por në fund të vitit paraqiti një gjendje financiare shumë më të rënduar.

Shpenzimet e zerit "te tjera" te . Burimi: Bilanci i IMI-së, perpunimi grafik: Skyweb.al
Shpenzimet e zerit “te tjera” te Illyria Minerals Industry Burimi: Bilanci i IMI-së, perpunimi grafik: Skyweb.al

Ngjashëm sillej dhe Bankersi. Ndërkohë që nafta rridhte lumë, kompania frynte shpenzimet vit pas viti duke vjedhur praktikisht shqiptarët.

Ku shkuan paratë? 

Çfarë e përpiu këtë rritje të xhiros? Pasqyrat tregojnë një shtim të fortë të kostove. Veçanërisht shpenzimet administrative u rritën më shumë se dyfish, duke e kaluar shumë ritmin e zgjerimit të shitjeve.

Brenda tyre spikat zëri “Të tjera, mirëmbajtje”. Nga vetëm 870 mijë lekë të shënuara si “Të tjera” në 2024, në vitin pasues shuma arrin në 65,6 milionë lekë, ose 75 herë më shumë!\

Për një kompani minerare, mirëmbajtja mund të përfshijë riparimin e makinerive, pajisjeve dhe impianteve. Por secila punë duhet të ketë një veprim konkret, një furnitor, një çmim dhe dokumente që dëshmojnë kryerjen e saj. Pikërisht këto hollësi mungojnë në shënimet që shoqërojnë bilancin dhe këtu duhet hetuar nga tatimet dhe SPAK për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht me këto para.

Shitën më shumë krom, por…. sërish me humbje 

Ndërkohë, vetë IMI deklaron se ka krijuar volume të mjaftueshme prodhimi për të mbuluar nevojat operative për fonde. Kjo deklaratë kërkon të ballafaqohet me mënyrën se si janë krijuar dhe regjistruar kostot që rëndojnë rezultatin.

Skyweb.al iu drejtua kompanisë me kërkesë për shpjegime mbi natyrën e këtyre shpenzimeve dhe mospërputhjet në bilanc. Deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kishte marrë përgjigje.

Pas rastit Bankers Petroleum, Tatimet kanë çdo arsye ta kontrollojnë këtë bilanc me imtësi dhe ta ndjekin çdo faturë deri te përfituesi për të zbuluar nëse kemi një skemë “Bankers nr.2”. /skyweb.al

Etiketat: akin atikbilancienergy resourcesIllyria Minerals Industryimikromskyweb.al
Artikulli para

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

Artikulli pas

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen
Ekonomi

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars
Ekonomi

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Nga Editor
11 Maj, 2026
0

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë për marsin. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ky tregues arriti...

Lexo të plotë
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Kaosi në aeroporte, sistemi EES po çaktivizohet kur ka radhë të gjata

7 Gusht, 2026
Pyjet “transformohen” në biznes, gati drafti për një kompani shtetërore, nga do vijnë të ardhurat

Pyjet “transformohen” në biznes, gati drafti për një kompani shtetërore, nga do vijnë të ardhurat

2 Prill, 2026
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Gati gjysma e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

6 Maj, 2026
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

4 Mars, 2026

Të Fundit

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr