• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është parë vazhdimisht muajt e fundit në korridoret e SPAK, ku është marrë i pandehur për dyshime mbi shkeljet në tendera dhe shpërdorim detyre, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë në pah përmes një raporti të detajuar problematika të theksuara në administrimin e fondeve publike nga bashkia që ai drejton, duke nisur nga punimet e paguara, por të pakryera, deri te investimet për të cilat institucioni nuk disponon informacion të saktë nëse janë përfunduar apo jo.

Sipas raportit të KLSH-së, të konsultuar nga Skyweb.al, në Bashkinë Kolonjë rezultojnë shkelje të konstatuara në disa investime publike, ku vlera e punimeve të likuiduara, por të pazbatuara arrin në mbi 25 milionë lekë, ose rreth 250 milionë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për punime që janë përfshirë në dokumentacionin e pagesave të investimeve, por që gjatë kontrolleve të mëparshme të KLSH-së kanë rezultuar të parealizuara sipas detyrimeve kontraktore.

Në këto raste, problematika nuk lidhet thjesht me vonesat në përfundimin e një investimi, por me faktin se për punimet janë kryer pagesa, ndërkohë që audituesit kanë konstatuar se një pjesë e tyre nuk është realizuar.

Raporti evidenton katër investime publike, ku vlera e përgjithshme e këtyre punimeve arrin në 25,172,991 lekë me TVSH.

Rastin më të rëndë e përbën rikonstruksioni i digës së rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Kolonjës, një kontratë e lidhur në dhjetor 2023.

Për këtë investim, KLSH ka konstatuar punime të paguara, por të pazbatuara, me vlerë 21,058,924 lekë, ose mbi 210 milionë lekë të vjetra.

Problematika janë evidentuar edhe në rehabilitimin e sheshit hyrës në Rehovë, i njohur si “Porta e Rehovës”, ku rezultojnë 1.8 milionë lekë punime të likuiduara, por të pazbatuara.

Një tjetër rast lidhet me rikualifikimin e rrugës “Pali Prifti” në qytetin e Ersekës, me rreth 1.9 milionë lekë punime të kësaj natyre, ndërsa në rikonstruksionin e kanalit vaditës të fshatit Gostivisht janë konstatuar 397 mijë lekë.

Ajo që e rëndon më tej situatën është fakti se shkeljet janë konstatuar në auditimet e mëparshme, ndërsa bashkia nuk ka zbatuar masat administrative të rekomanduara ndaj subjekteve që kanë mbikëqyrur këto investime.

“Nuk rezulton të jetë zbatuar asnjë nga 4 masat administrative të rekomanduara ndaj subjekteve mbikëqyrëse të punimeve, për shkelje të konstatuara në kontrata ku vlera e punimeve të likuiduara por të pazbatuara arrin në 25,172,991 lekë me TVSH”, thekson raporti i KLSH-së.

Pra, jo vetëm që gjatë kontrolleve janë konstatuar punime të paguara dhe të parealizuara, por edhe masat e kërkuara për ndjekjen e përgjegjësive kanë mbetur të pazbatuara.

Në raport evidentohen gjithashtu rekomandime të mëparshme për rikuperimin e dëmeve ekonomike, ku procedurat e arkëtimit ose të zhdëmtimit nuk kanë përfunduar për një vlerë prej 14.47 milionë lekësh pa TVSH.

Kjo shumë përfshin rekomandime nga auditime të mëparshme dhe nuk duhet t’i shtohet automatikisht vlerës prej 25.17 milionë lekësh, pasi bëhet fjalë për kategori të ndryshme konstatimesh financiare.

Problematikat shtrihen edhe në investimet e ujësjellësve, ku KLSH ka kërkuar rikuperimin e pagesave për punime të pakryera, si dhe verifikimin e pajisjeve të pavendosura dhe të sistemit elektronik të kontrollit SCADA.

Për këtë të fundit, audituesit kanë kërkuar funksionalizimin e sistemit ose, në të kundërt, arkëtimin e rreth 4.39 milionë lekëve.

Por problemet me investimet publike në Bashkinë Kolonjë nuk përfundojnë këtu.

KLSH ka konstatuar se administrata e bashkisë nuk disponon informacion të saktë mbi ecurinë dhe përfundimin e 17 projekteve të tjera të investimeve, me kosto historike prej 37,157,606 lekësh.

Këto projekte janë regjistruar në llogarinë kontabël “Studime dhe kërkime”, por sipas audituesve, bashkia nuk ka mbajtur regjistra të detajuar për secilin projekt, duke i grupuar investimet e viteve të ndryshme në një zë të vetëm.

Për pasojë, nuk ekziston informacion i saktë nëse investimet përkatëse janë kryer dhe nëse objektet kanë përfunduar, veçanërisht duke pasur parasysh se shumica u përkasin periudhave të mëparshme.

Konkretisht, raporti thekson se për 17 projektet “nuk ka informacion të saktë nëse këto investime janë kryer, objektet kanë përfunduar ose jo”.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se investimet nuk janë realizuar, por se Bashkia Kolonjë nuk disponon evidenca të mjaftueshme në regjistrat përkatës për të dokumentuar saktë gjendjen dhe trajtimin e tyre financiar.

Për këtë arsye, KLSH i ka kërkuar Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit të verifikojë përfundimin e 17 projekteve dhe të korrigjojë pasqyrimin e tyre në kontabilitet.

Problemet shtrihen edhe te inventarizimi i pasurive, ku audituesit kanë konstatuar mospërputhje milionëshe ndërmjet regjistrave të aktiveve dhe pasqyrave financiare për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit dhe inventarin ekonomik.

Në përfundim të auditimit për vitin 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar gjithsej 22 gjetje dhe ka dhënë 29 rekomandime për korrigjimin e problematikave.

Madje, për pasqyrat financiare të bashkisë është dhënë një opinion i kualifikuar, pasi audituesit kanë konstatuar gabime materiale në raportimin financiar.

Raporti tregon se problemet nuk lidhen vetëm me kryerjen e investimeve, por edhe me mënyrën se si bashkia i kontrollon, i dokumenton dhe ndjek përgjegjësitë për paratë publike të shpenzuara.

Ndërkohë, Erion Isai është marrë i pandehur nga SPAK për akuza që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera, në një procedim që përfshin edhe veprimtarinë e Bashkisë Kolonjë. /skyweb.al 

Artikulli para

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

Artikulli pas

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve, kush përfiton 

23 Tetor, 2026
Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave
Ekonomi

Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave

23 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej majit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

Të Përzgjedhura

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI
Ekonomi

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik nëvend,...

Lexo të plotë
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritja e pagave dhe pensioneve në 2026, sa para shtesë merr secila kategori: Ministri Malaj mbron buxhetin në Kuvend

10 Nëntor, 2025
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
OBSH qetëson botën: Hantavirusi nuk është si COVID-19, s’ka pandemi

OBSH qetëson botën: Hantavirusi nuk është si COVID-19, s’ka pandemi

7 Maj, 2026
Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

7 Qershor, 2025

Të Fundit

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr