• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA/ Biseda mes “Sherit” dhe Majlinda Thanës, si nisi hetimi ndaj Bankersit: Dy kazakët kyç

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
in Aktualitet
A A
0
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

20 vite pas ardhjes në Shqipëri, kompania Bankers Petroleum nisi të verifikohej. Aktiviteti financiar i kësaj kompanie kishte rënë në sy në autoritetet shqiptare edhe pse drejtuesit kishin marrë masat që skema e mashtrimit për TVSh-në dhe fshehja e të ardhurave të vazhdonte për vite me radhë. “Gabimi” nuk lidhej direkt me Bankers.

Zëri shkruan se hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë.

Dyshimet lidheshin me transaksione, tërheqje cash, veprime me karta dhe dhënie e herë pashershme e huave. Dy shoqëritë që ngritën në këmbë sistemet e sigurisë financiare në vend ishin “Petrosolution shpk” dhe “Alb Talent Solution”.

ADVERTISEMENT

Të dyja këto shoqëri u themeluan në vitin 2021 nga dy shtetasë nga Kazakistani, Dauren Zbumabayeve dhe Ramil Kimurov.

Sipas përgjimeve, punonjëset e Bankers kalonin para në vlera qindra miliona lekë si pagesë faturash dhe huadhënieje. Më konkretisht mes Majlinda Thana dhe “Sherit” diskutohet në prill të 2025 për kalimin e mbi 60 mijë eurove për llogari të Petrosolution.

Përgjimi i datës 10.04.2025 mes punonjëseve të Bankers:

Biseda e orës 10:08:23 AM;

Personi A: Je te llogaria e Vienës? Përshëndetje Sheri! Më dëgjon?

Personi B: Po, okej.

Personi A: Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parē është nga Vjena në Shqipëri, 2
milione, dhe ke harruar të përfshish një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej
40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Vjena.
76
Vajzat po kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh te
llogaria në dollarë amerikanë (USD)?

Ne Shqipëri, gjetëm tre paketa. Njëra ështe për Europa, ajo që e grupoi z. Xiao në mëngjes. Okej. Pjesa tjetër është me pagesat në USD për PetroSolution Dhe dua të theksoj se për Out There, në total do të jetë shuma që ke miratuar, por kam përfshirë një faturë të vjetër, sepse duhet të paguajmë faturën më të vjetër më parë. Okej? Okej. Kështu që hoga një pagesë të pjesshme nga një prej faturave të tua dhe përfshiva atë më të vjetrën.
Për momentin, do të paguaj vetēm një faturë. Pjesa tjetër do të paguhet më vone. Gerta po kontrollon faturat e tjera. Okej?

Autoritetet dyshuan kur panë se aktiviteti më i madh i këtyre dy shoqërive të krijuara si ‘grackë’ njëra pas tjetrën lidhej me Bankers dhe se  në pronësi të tyre hyn edhe një kompani ‘offshore’ e regjistruar në Singapore me dy pronarë kinezë.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë:

Shoqëria “Petrosolution” sh.p.k, me NIPT M12003039K, është regjistruar në tatime më datë
3.08.2021, me aksioner shtetasin kazakistanas Ramil Kimurov, i cili njëkohesisht ka regjistruar
edhe subjektin “Black Gold Investment Company Limited”, me NIPT M11817011B”, më datë
17.06.2021, me objekt të aktivitetit:”Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit.
mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial”. Por, që nuk ka ushtruar aktivitet me kete te
fundit dhe e ka kaluar Pasiv më datë 05.08.2024.

Bazuar ne ekstraktin e QKB rezulton se në datë 07.04.2023 është ndryshuar ortaku nga Ramil
Kimurov dhe është shtuar ortaku “EXA PETROLEUM PTE. LTD” me zoterim kapitali 100% të
shoqërise me aksioner shtetasit kinez Hou Joun dhe Chen Xinming. Shoqeria e huaj “EXA
PETROLEUM PTE LTD”, është një kompani private e regjistruar në Singapor, e themeluar më 6
105

Dhjetor 2018. Ajo është regjistruar me numrin unik të entitetit (UEN) 201841018C dhe ka
adresën zyrtare në: 10 Anson Road, #11-07, International Plaza, Singapore 079903, një adresë që
zakonisht përdoret për kompani që mund të kenë zyra virtuale ose përfaqësime formale, por jo
aktivitet fizik real në territor. Kjo lloj adrese përdoret shpesh nga kompani që nuk kanë një prani
fizike të plotë në vend, por që kërkojnë të regjistrohen për qëllime administrative dhe ligjore.
Kompania mund të mos ketë një prani fizike të drejtpërdrejtë në vend. Kompania është aktive
(“Live Company”), që do të thotë se nuk është e pezulluar, e mbyllur apo në likuidim. Kapitali i
paguar është zero (USD 0.00) – si për aksionet ordinare, ashtu edhe për ato preferenciale. Kjo
është jo e zakonshme për një kompani që pretendohet të operojë në një industri kapitale si ajo e
naftës ose makinerive industriale. Kjo strukturë e kapitalit mund të sinjalizojë:
Kompani formale “shell” (pa veprim real ekonomik);
Përdorim të mundshëm për qëllime ndërmjetësimi financiar, kontraktor ose fiskal, dhe jo
për prodhim të drejtpërdrejtë;

Shoqëria “EXA PETROLEUM PTE. LTD”, paraqet karakteristika të një subjekti formal të
regjistruar në Singapor me aktivitet të kufizuar dhe kapital zero, pa shenja të qarta për operacione
të mëdha reale. Lidhja e saj me sektorin e makinerive industriale mund të jetë vetëm në letër dhe
dyshohet se përdoret për qarkullim fondesh ndërkombëtare në skema të ndërlidhura të industrisë
së hidrokarbureve.

Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “EXА
Petroleum Pte. Ltd.”, pasi kjo e fundit, është aksionere e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Kjo
lidhje tregon se shoqëria “EXA Petroleum Pte. Ltd.”, një kompani me seli në Singapor dhe me
një adresë që duket se është virtuale, ka ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe pronësinë e
shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k në Shqipëri. Kjo situate, krijon dyshime për transparencën dhe
qëndrueshmërinë e operacioneve të shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k, duke qenë se EXA nuk ka
aktivitet të dukshëm real ekonomik dhe i mungon prezenca fizike konkrete. Për më tepër,
shoqëria “Petro Solution” sh.p.k rezulton të ketë marrë hua edhe nga shoqeria e huaj “Alb Talent
Solution” dhe “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pavarësisht se ka pasur rezultate me humbje
financiare nga viti 2021-2023, gjë që tregon se ka një rjet të nderlikuar financimesh mes këtyre
kompanive të lidhura. Kjo strukturë financiare dhe aksioncrësh krijon dyshime për përdorim të
skemave të ndërlikuara financiare që mund të synojnë shmangien e taksave, pastrim parash dhe
manipulimin e raporteve financiare në sektorin e naftës në Shqipëri. Shoqëria “Petro Solution”
sh.p.k ka përfituar transferta të konsiderueshme gjatë periudhës 2021-2023, nga Kina i janë
transferuar 1,739,424 USD nga kompania “Hong Kong Loong Saphire Energy; 900,000 USD,
hua, nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Në Tetor të vitit 2022 ka marrë hua nga
shoqëria “Alb Talent Solution” në vlerën 1,000,000 USD. Gjithë këto hua, i jepen një shoqërie
që rezulton me humbje dhe pa aktivitet.

Pas sinjalizimit që ministria e Financave dha në vitin 2023 për  këto subjekte, që merrnin miliona lekë hua nga Bankers, Prokuroria e Fierit nisi hetimin në vitin 2024, ku sipas Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se Bankers Petroleum vodhi shtetin shqiptar duke iu shmangur taksave për aktivitetin e nxjerrjes së naftës përmes manovra ekstraligjore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2025, Bankers ka eksportuar mbi 600 milionë dollarë naftë nga nëntoka shqiptare dhe për to nuk ka paguar asnjë qindarkë në shtetin shqiptar. Me protagonistët dhe trurin e skemës do të njiheni në artikujtë në vijim.

Etiketat: bankersdosja bankersmajlinda thana
ADVERTISEMENT
Artikulli para

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

Artikulli pas

“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot
Aktualitet

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot

11 Nëntor, 2025
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”
Aktualitet

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

11 Nëntor, 2025
Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri
Aktualitet

Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri

11 Nëntor, 2025
Europa drejt projektit hekurudhor me shpejtësi të lartë, përfshin edhe Ballkanin
Aktualitet

Europa drejt projektit hekurudhor me shpejtësi të lartë, përfshin edhe Ballkanin

11 Nëntor, 2025
Rrëzohet avioni turk, 20 të vdekur
Aktualitet

Rrëzohet avioni turk, 20 të vdekur

11 Nëntor, 2025
Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë
Aktualitet

Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë

11 Nëntor, 2025
Artikulli pas
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit
Aktualitet

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Nga SkyWeb
7 Korrik, 2025
0

Shqipëria është vendi i mundësive…nëse ke lidhjet e duhura. Për shembull, nga magazinier dhe pensionist në fshat mund të bëhesh...

Lexo të plotë
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

16 Tetor, 2025
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit

13 Tetor, 2025
Polakët përballë rusëve me një ushtri si KURRË më parë, gati marrëveshja tjetër për avionë amerikanë

Polakët përballë rusëve me një ushtri si KURRË më parë, gati marrëveshja tjetër për avionë amerikanë

3 Nëntor, 2025
Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

1 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

11 Nëntor, 2025
Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot

11 Nëntor, 2025
Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

11 Nëntor, 2025
1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

11 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr