• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Share on FacebookShare on WhatsApp

Duke analizuar raportin mes të ardhurave nga primet si edhe dëmshpërblimet e paguara e paguara nga kompanitë e sigurimeve për segmentin e sigurimit motorit, Skyweb.al ngriti shqetësimin disa ditë më parë në lidhje me këtë treg duke kërkuar edhe vëmendjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

MTPL, është një segment që prek një numër të madh qytetarësh, të cilët janë njëkohësisht edhe drejtues automjetesh duke e bërë këtë një realitet më të prekshëm për qytetarët.

Pavarësisht se kompanitë dhe AMF nuk i dhanë një përgjigje direkte shqetësimeve të ngritura prej nesh, një burim pranë tregut të sigurimeve i shpjegoi Skyweb.al mënyrën se si funksionon ky treg duke shpjeguar edhe disa prej pikëpyetjeve të ngritura prej nesh.

Sipas tij, “të ardhurat rriten shpesh si zgjerim tregu dhe jo nga rritja e çmimit për njësi. Në rastin konkret, shtimi i mbi 100 mijë makinave të reja të regjistruara, kryesisht për turizëm dhe makina me qira, ka sjellë më shumë prime, por jo domosdoshmërisht më shumë dëme, pasi këto mjete drejtohen shpesh nga persona të huaj ose me përvojë drejtimi në Perëndim, çka ka shtuar kujdes më të lartë në drejtim.”

Burimi e shpjegon me një shembull: “Po ta shpjegoj me një shembull të thjesht: Kasierja e teatrit arkëtoi 150X nga 100X. Kjo nuk do të thotë se është rritur çmimi i biletave nga 1X në 1.5X. Kjo do të thotë se 50 veta më tepër kanë frekuentuar teatrin këtë herë. Mirëpo fakti që janë arkëtuar 150X nga 100X, nuk nënkupton se duhen rritur të ardhurat edhe te kafeneja e teatrit. Kafeneja e teatrit lidhet me dëshirën e frekuentuesve të teatrit për ta frekuentuar atë kafene. Janë të lidhura me frekuentimin e teatrit, zakonisht ecin bashkë, por jo domosdoshmërisht njëra sjell tjetrën. Në këtë kuptim, shkaku i pagesave të dëmeve është ndodhia e dëmeve dhe jo rritja e të ardhurave si zgjerim tregu. Zakonisht ecin bashkë, por nëse nuk ndodh kështu, nuk domethënë se po abuzohet.”

Ai thekson se kontratat e sigurimit mund të lidhen në çdo moment të vitit, çka ndikon në interpretimin e të dhënave gjashtëmujore: “Nëse raporti 6-mujor përfshin periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor, teorikisht mund të ndodhë, në kushte krejtësisht teorike, që 100% e kontratave të sigurimit të jenë lidhur në qershor… A është kjo abuzive? Kurrsesi. Kjo mundësi teorike na fton të reflektojmë po ashtu se tendenca rritëse e njërës anë, me tendencën rënëse të anës tjetër, pagesës së dëmeve, nuk nënkupton abuzim.”

Për një panoramë më të saktë, sipas tij duhet analizuar treguesi Combined Ratio: “Combined ratio, është treguesi që përfshin shpenzimet e një kompanie për ta trajtuar dëmin, shpenzimet operacionale dhe administrative në raport me dëmet. Nëse përqindja e një kompanie mbi 90% combined ratio, që do të thotë tërësisht brenda standardeve dhe normave të kompanive me stabilitet dhe garanci në tregun botëror. Për 100 euro të ardhura, mbi 90 paguhen dëme. Brenda normës evropiane, dëshmon stabilitet.”

“Kompanitë shqiptare kanë paguar 20-25% më tepër për risigurimin nga gjigantët evropianë. Kjo ia ka rritur vlerën trajtimit të dëmeve, por nga ana tjetër është ‘faturë e seriozitetit dhe garancisë’, pasi risigurimi nga gjigantët evropianë është garanci e nevojshme.”

“Në këtë këndvështrim, shifrat që tregojnë më shumë të ardhura dhe më pak dëme nuk përbëjnë automatikisht provë për abuzim, por pasqyrojnë dinamikat dhe ciklet e tregut të sigurimeve”. 

Si një nga mediat online që ka raportuar vazhdimisht mbi tregun e sigurimeve, Skyweb.al mbetet i përkushtuar për të ndjekur nga afër zhvillimet në këtë sektori duke iu përgjigjur edhe interesit të lexuesve për një analizë të pavarur. /skyweb.al

Etiketat: sigurimet
Artikulli para

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Artikulli pas

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Ekonomi

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare
Aktualitet

FOTO/ Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
0

  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të...

Lexo të plotë
Kush vendosi që produktet të kenë datë skadence?

Kush vendosi që produktet të kenë datë skadence?

3 Shtator, 2026
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

8 Gusht, 2026
Mbi debatin se çfarë shohim në rrjetet sociale dhe reformimin e algoritmeve

Mbi debatin se çfarë shohim në rrjetet sociale dhe reformimin e algoritmeve

4 Shkurt, 2026
Grevë e kontrollorëve ajrorë në disa aeroporte italiane, fashat e orareve që s’do kenë probleme

Grevë e kontrollorëve ajrorë në disa aeroporte italiane, fashat e orareve që s’do kenë probleme

10 Prill, 2026

Të Fundit

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr