• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
në Ekonomi
A A
0
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër është rritur në 1,064, duke reflektuar një prirje të qartë drejt zgjerimit të aksesit në shërbimet bankare për qytetarët përmes përmirësimit të infrastrukturës së tërheqjes dhe depozitimit të parasë në nivel kombëtar.

Shumica e këtyre ATM-ve ofrojnë funksionin bazë të tërheqjes së parasë, ku 925 prej tyre janë të përqendruara në këtë shërbim, por paralelisht ka një rritje të ndjeshme edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera më të avancuara si transfertat bankare që ofrohen nga 294 ATM dhe depozitimi i parasë që është i mundur në 396 prej tyre, duke treguar një orientim të sektorit bankar drejt modernizimit dhe diversifikimit të shërbimeve.

Krahas bankomateve, terminalet POS përbëjnë një pjesë edhe më të rëndësishme të infrastrukturës së pagesave në Shqipëri, ku në vitin 2024 ishin në funksion 24,481 njësi dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër u rrit në 25,190, duke treguar një përpjekje të qartë për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike në vend dhe për të reduktuar varësinë nga paraja fizike, veçanërisht në pikat e shitjes.

Tirana mban peshën kryesore si në numrin e ATM-ve me 586 njësi ashtu edhe në atë të terminaleve POS me 18,684 njësi, duke reflektuar jo vetëm përqendrimin e popullsisë, por edhe dominimin e saj në aktivitetin ekonomik financiar dhe tregtar në rang vendi. Ndërkohë, qytete si Shkodra dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një prani të lartë të ATM-ve me përkatësisht 119 dhe 126 njësi gjë që mund të shpjegohet me rëndësinë e tyre si qendra rajonale dhe destinacione turistike.

Nga ana tjetër, Korça, Elbasani dhe Lushnja paraqiten me një numër më të ulët të ATM-ve, çka nënkupton një potencial për investime të mëtejshme në infrastrukturën bankare dhe nevojën për një shpërndarje më të barabartë të shërbimeve financiare në të gjithë territorin.

Duke u ndalur te treguesit krahasues, Shqipëria ka 40.11 ATM për çdo 100,000 banorë, një shifër që është shumë afër mesatares botërore prej 40.42, duke treguar se vendi është në përputhje me standardet globale për sa i përket aksesit në infrastrukturën bazë të pagesave. Megjithatë, vendet e rajonit paraqesin tregues më të lartë ku Serbia ka 54.43 ATM, Maqedonia e Veriut 67.15, Bosnje Hercegovina 62.72, dhe Mali i Zi 83.45 ATM për 100,000 banorë. Këto shifra sugjerojnë se këto vende mund të kenë një infrastrukturë bankare më të zhvilluar, ose mund të jenë më të varura nga përdorimi i parasë fizike në krahasim me Shqipërinë. Ndërkohë, Kosova me 41.81 qëndron afër nivelit të Shqipërisë./tvscan

Artikulli para

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

Artikulli pas

Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat
Ekonomi

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Ekonomi

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

11 Gusht, 2026
Artikulli pas
Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
0

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi, e cila mund të prekë deri...

Lexo të plotë
KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

KLSH zbulon kaosin te Enti i Banesave: 2.9 milionë euro kontrata pa miratim dhe 10 milionë euro investime të parealizuara

12 Qershor, 2026
Problemet në rrugën Librazhd-Përrenjas lënë pa energji disa fshatra në zonë

Problemet në rrugën Librazhd-Përrenjas lënë pa energji disa fshatra në zonë

23 Shkurt, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë njoftimim të rëndësishëm për vizat

Ambasada amerikane në Tiranë njoftimim të rëndësishëm për vizat

27 Shtator, 2025
Siguria teknike, një në katër makina në Shqipëri nuk e kalon kolaudimin në herën e parë

Më shumë se 1 në 3 makina ngelin në kolaudim prej gazrave në Shqipëri

5 Mars, 2026

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

Pas “KAYO-ve”, qeveria rregullon blerjet e armëve dhe municioneve me ligjin për prokurimet publike

11 Gusht, 2026
DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

11 Gusht, 2026
VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr