• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania shtetërore “Albpetrol” ka pranuar në mënyrë indirekte përgjegjësinë për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke marrë masa për të shmangur përsëritjen e saj.

Pas një tenderi në korrik me vlerë rreth 100 mijë euro për riparimin e një impianti të trajtimit të naftës në Gorisht, kompania ka hapur një tjetër procedurë prokurimi prej 340 mijë eurosh për ndërhyrje të thelluara në të njëjtin impiant.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, impianti që kryen ndarjen e naftës bruto nga uji ka qenë jashtë funksionit për muaj të tërë, duke çuar në mbushjen e kanaleve dhe përrenjve me naftë bruto, e cila më pas ka përfunduar në lumin Vjosë.

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Ndërhyrja e planifikuar përfshin rikonstruksionin e dy depozitave dhe izolimin e tyre, si dhe ndërtim-montimin e rezervuarëve me termoizolim: 1000 m³ në dekantimin Gorisht dhe 200 m³ në grupet e grumbullimit nr. 1 dhe 3.

Vendburimi Gorisht-Kocul, që siguron rreth 91 ton naftë në ditë, është në një fazë të avancuar shfrytëzimi, me përmbajtje të lartë uji në përzierjen naftë-ujë, që arrin deri në 82%.

Për ndarjen e ujit nga nafta përdoren impiante me ngrohje të lëngut deri në 90°C, por defektet e pajisjeve kanë ndërprerë procesin. “Albpetrol” sqaron se kaldaja aktuale me vaj të nxehtë, e instaluar në vitin 2019, pësoi defekt në shkurt 2025, duke detyruar ndalimin e puseve për shkak të mungesës së kapaciteteve depozituese.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO -s, Shijaku e Gjonaj Group morën “bekimin” e qeverisë!

Ky vendburim ka qenë më parë me koncesion te “Stream Oil & Gas” (2011–2017), e cila ndërtoi një impiant ngrohjeje të quajtur “Kaldaja Italiane”. Pas shtetëzimit në 2017, prodhimi është menaxhuar nga kompania shtetërore, por problemet teknike dhe amortizimi i pajisjeve kanë shkaktuar ndërprerje të shpeshta.

Ndotja e Vjosës u bë publike pas denoncimeve të aktivistëve mjedisorë vendas dhe të huaj, duke nxitur reagime për përgjegjësinë e kompanisë dhe mungesën e masave parandaluese.

Tenderi i fundit pritet të financojë rikthimin e plotë të funksionit të impiantit, për të shmangur derdhje të tjera të naftës në mjedis./skyweb.al 

Etiketat: albpetroleltar dedandotja
Artikulli para

Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Artikulli pas

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë
Ekonomi

Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë

21 Shtator, 2026
Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!
Ekonomi

Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin
Ekonomi

BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Nga Editor
29 Prill, 2026
0

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me një...

Lexo të plotë
Tirana renditet mes 10 destinacioneve “më të nxehta” të 2026 nga revista Time Out

Tirana renditet mes 10 destinacioneve “më të nxehta” të 2026 nga revista Time Out

19 Gusht, 2025
Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

22 Qershor, 2026
Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

29 Qershor, 2025
Elon Musk paralajmëron një krizë të re globale

Elon Musk paralajmëron një krizë të re globale

23 Shtator, 2025

Të Fundit

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr