• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur gjatë një muaji procedura prokurimi me një vlerë totale që arrin rreth 8 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike, të konsultuara nga Skyweb.al. 

Lista e tenderave milionësh për periudhën korrik-gusht nis me procedurën për ngritjen e sistemit për regjistrin elektronik të titujve akademik, gradat shkencore dhe revistës shkencore që botohet në Republikën e Shqipërisë, me një fond limit prej 250 milionë lekësh (pa TVSH).

Një tjetër tender milionash është ai për furnizimin dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje antidron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me vlerë 207.6 milionë lekë (pa TVSH).

Një nga procedurat me vlera marramendëse ka qenë edhe mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) për Ministrinë e Financave, me fond limit 169.4 milionë lekë.

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

Gjithashtu, AKSHI ka hapur tendera për mirëmbajtjen e sistemeve të tjera si Ruda, LIMS për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, sistemin e Pagesave të E-Dëmshpërblimeve, si dhe sistemin FER për Policinë e Shtetit. Vlerat e këtyre procedurave variojnë nga 21.6 deri në 34.9 milionë lekë secila.

Në total, shumat e këtyre procedurave arrijnë në mbi 775 milionë lekë, ekuivalente me rreth 7.95 milionë euro (pa TVSH) me kursin aktual.

AKSHI është një nga shpenzuesit kryesorë të buxhetit të shtetit sa i përket tenderave publikë, të cilët shpesh kanë qenë objekt kritikash për mungesë transparence dhe fituesish të paracaktuar.

Në shumë raste, kontratat fitohen nga një rreth i kufizuar kompanish, kryesisht “Soft & Solution” dhe “Advanced Business Solution”, të cilat konkurrojnë mes tyre në varësi të rrethanave dhe ndikimeve politike.

Skyweb.al ka raportuar në mënyrë të përsëritur për problematikat në procedurat e AKSHI-t, duke ngritur pikëpyetje mbi hapjen e tregut dhe mundësinë e pjesëmarrjes së gjerë të kompanive në këto gara publike. /skyweb.al 

Etiketat: absakshisoft & solutionteknologjia informacionittenderet
Artikulli para

Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht

Artikulli pas

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

Të Përzgjedhura

Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri
Ekonomi

Shqipëria fiton terren në renditjen ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme, përmirësohet pozicioni në Indeksin e të Drejtave të Pronës

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Shqipëria renditet e 71-ta nga 126 vende në botë për vitin 2025 në Indeksin Ndërkombëtar të të Drejtave të Pronës...

Lexo të plotë
Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

11 Shtator, 2025
“Jam sforcuar shumë…!” Dalin SMS-të mes Erion Isait dhe Entela Çanos së A & E Engineering, si ra në rrjetë kryebashkiaku

“Jam sforcuar shumë…!” Dalin SMS-të mes Erion Isait dhe Entela Çanos së A & E Engineering, si ra në rrjetë kryebashkiaku

26 Shtator, 2025
Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

1 Shtator, 2025
Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

Shpresë e re për trajtimin e alergjisë nga kikirikët, “sekreti” tek bakteret e zorrës

8 Gusht, 2026

Të Fundit

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr