• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Gusht, 2025
në OP-ED
A A
0
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Adrian Thano

Një mëngjes si gjithë të tjerët – i zgjat ushqimin, i ndreq bluzën, i puth ballin dhe e nis drejt shkollës me mendimin naiv se bota ende ruan një farë sigurie për fëmijën tënd.

Por më pas, telefoni bie. Një zë i panjohur. Një ambulancë që nuk ecën kurrë aq shpejt sa mendja jote. Një turmë njerëzish që nuk të lënë të afrohesh. Dhe pastaj, heshtja që të shemb gjithë botën në një frymë.

Zemra e një prindi çahet pa kthim: Si ndodhi? Si nuk e pashë? Çfarë më shpëtoi?

Jo vetëm në Shqipëri

Vrasjet me thikë mes adoleshentëve nuk janë më raste të rralla as në Shqipëri, as në botë. Janë bërë një fenomen shqetësues, një valë e fshehtë që mbart plagë të thella shoqërore. Kultura e dhunës në këtë moshë po fiton terren.

Sipas BBC, në gjithë Europën, veçanërisht në Francë dhe Angli, madje edhe në “parajsën” suedeze krimet me thikë nga fëmijë të moshës 10–17 vjeç janë rritur në përqindje shumë të larta.

Shqipëria në muajt e fundit ka patur disa raste që kanë bërë jehonë në opinionin publik. Dje në Maliq ishte tronditja e radhës.

Kur dhuna ulet në bankën e shkollës, fshihet në telefonin e fëmijëve tanë, rritet në rrjetet sociale dhe shpërthen në një moment zemërimi të verbër me një thikë në dorë, ne e shkrehim zemërimin në ajër si pushkë dhe me të drejtë kërkojmë llogari. Kujt?

Problemi më i madh, mendoj unë, është që ne si shoqëri, shqetësohemi pasi ndodh tragjedia, por zgjidhjet janë gjithmonë reaktive, kurrë parandaluese

Thika në duart e fëmijëve

Tek ne ka kohë që dhuna perceptohet si mbijetesë, si identitet, si status. Në mungesë të modeleve pozitive, shumë të rinj marrin si shembull brutalitetin që shohin në rrjetet sociale, në muzikë, në filmat dhe videot që idealizojnë “respektin përmes frikës”.

Por fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë. Ajo u vendos në duar nga ne që nuk ditëm ose u hoqëm si të zënë me punë, kur ata po humbnin vetveten.

Një fëmijë që vret është produkt i një shoqërie që nuk e dëgjoi, nuk e edukoi dhe nuk e orientoi. Kjo do të thotë që kur një djalë 14-16 vjeç merr thikën me vete në shkollë apo në lagje, nuk është thjesht një akt impulsiv. Është shenja e një dështimi kolektiv: i familjes, i shkollës, i shtetit.

Shkolla duket së fundmi e pafuqishme dhe e painteresuar. Në shumicën e rasteve, nuk e kapin fare situatën. Drejtori i shkollës së djalit tim më tha që nuk ka psikologë të mjaftueshëm. Mua më duket se shkolla nuk ka më as orientim jetësor.

Thjesht mësime dhe detyra, ndërkohë që fëmijët brenda vetes janë në shpërbërje. Shkolla nuk arrin të zbulojë as kur një adoleshent vuan nga depresioni, aq më pak kur është në prag të një akti dhune.

Shteti është pasiv, i vonuar, i papërgatitur. Nuk shohim struktura serioze parandalimi, as ndëshkime edukative. Nuk ka programe serioze të edukimit emocional në shkolla dhe në përgjithësi na mungon një kulturë publike që promovon dialogun dhe dinjitetin.

Edhe mediat, shpesh e trajtojnë lajmin si sensacion, ndërsa rrjetet sociale e përtypin dhunën si argëtim.

Askush nuk është imun

Vetëm se duhet të fusim mirë në kokë TË GJITHË, që askush nuk është imun. Nuk ka lagje të sigurta, shkolla të përsosura, apo familje ‘të paprekshme’.

Edhe pas mureve të larta të lagjeve luksoze në periferi të Tiranës, aty ku shitet iluzioni i qetësisë me çmime marramendëse, rriten fëmijë me të njëjtat ankthe, boshllëqe dhe ekspozim ndaj dhunës, si kudo tjetër.

Vetëm se atje është më e heshtur, më e mbuluar me marka, më e sofistikuar në formë, por po aq e rrezikshme në thelb. Dhuna nuk ndalet me kamera sigurie, por me një shoqëri që nuk e trajton jetën si garë, por si përgjegjësi të përbashkët.

Sot vrasja e një fëmije në një fshat të Maliqit është një lajm i largët, nesër mund të jetë fëmija i secilit nga ne që nuk kthehet më nga shkolla. Apo më keq akoma – që kthehet me duar të njollosura për gjithë jetën.

Është një dhimbje për të cilën asgjë nuk të përgatit. Është koha që ta ndjejmë këtë dhimbje, para se të bëhet jona. /Gazeta Dita

Etiketat: ad thanoadrian thano
Artikulli para

Pazar Gerond Meçe-Ermal Beqiri për tenderët miliona euro të AKSHI-t? ABS “pendohet” dhe tërheq ankimimet kundër Horizon dhe akuzat ndaj KPP: SPAK thirret të bëjë detyrën!

Artikulli pas

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!
Kryesore

Kur klienti të nxjerr kartonin e verdhë!

10 Korrik, 2026
Presidenti Begaj në Preshevë: mesazhe uniteti dhe mundësi për veprim
OP-ED

Presidenti Begaj në Preshevë: mesazhe uniteti dhe mundësi për veprim

10 Korrik, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Leku që po kullufit euron

10 Korrik, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave
Aktualitet

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
Një jetë me notën 10
OP-ED

Një jetë me notën 10

2 Korrik, 2026
Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Aktualitet

Dikush vjen të troket te dera në mesnatë! Veprimi i pazakontë i BKH-së që tronditi elitën politike të Tiranës

2 Korrik, 2026
Artikulli pas
Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Grevë e kontrollorëve ajrorë në disa aeroporte italiane, fashat e orareve që s’do kenë probleme
Aviacion

Grevë e kontrollorëve ajrorë në disa aeroporte italiane, fashat e orareve që s’do kenë probleme

Nga SkyWeb
10 Prill, 2026
0

Një tjetër problem i shtohet trafikut ajror në Europë këtë të enjte, pasi një grevë e kontrollorëve të trafikut ajror...

Lexo të plotë
Sinjale për marrëveshje? Dy çisterna me naftë kalojnë Hormuzin

Sinjale për marrëveshje? Dy çisterna me naftë kalojnë Hormuzin

20 Maj, 2026
Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet

Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet

5 Qershor, 2026
Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

12 Qershor, 2025
Shtrenjtohen vizat për në SHBA

Shtrenjtohen vizat për në SHBA

21 Korrik, 2025

Të Fundit

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

14 Korrik, 2026
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

14 Korrik, 2026
Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

Përplasje mes Ulsi Manjës deh Damian Gjiknurit për parqet eolike në Kuvend

14 Korrik, 2026
Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

Ligji i ri për ndihmën juridike, qytetarët do ta zgjedhin vetë avokatin kryesisht: Zgjerohet lista e përfituesve

14 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr