• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria planifikon lejimin e gjuetisë pas 10 vitesh moratorium

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
Qeveria planifikon lejimin e gjuetisë pas 10 vitesh moratorium
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia.

Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në zona të caktuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për gjuetinë”.

“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”, thotë Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA.

Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie.

Sipas relacionit të projektligjit, statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin.

“Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, shtoi Trajçe.

“Thuajse fare. Gjuetia e paligjshme vijoi edhe me mënyra të brakonazhit. U përdorën imituesit për shpendët. Pati edhe gjuetarë nga jashtë që e thyen moratoriumin”, thotë Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Baza e re ligjore parashikon se në rastet kur në zona të ndaluar gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë  gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë.

Po sa ndikuan këto masa edhe gjatë periudhës së moratoriumit për të frenuar gjuetinë e paligjshme?

”Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, shtoi Vorpsi.

Në vitin 2017, Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, që mund të sillte deri në 12 milionë euro të ardhura në vit për buxhetin. / A2 CNN

Artikulli para

“Qytetarë, raportoni!” Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar për sigurimin e jetës të lidhur me kreditë bankare

Artikulli pas

Danimarka i gjen “ilaçin” videove deep fake: Ligji i ri mbron identitetin digjital të qytetarëve, si funksionon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!
Aktualitet

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Danimarka i gjen “ilaçin” videove deep fake: Ligji i ri mbron identitetin digjital të qytetarëve, si funksionon

Danimarka i gjen “ilaçin” videove deep fake: Ligji i ri mbron identitetin digjital të qytetarëve, si funksionon

Të Përzgjedhura

Shpallet fituesi i Bypass-it të Sarandës, 18 milionë euro për segmentin 3.8 km
Ekonomi

Shpallet fituesi i Bypass-it të Sarandës, 18 milionë euro për segmentin 3.8 km

Nga Editor
1 Tetor, 2025
0

Bypass-i i Sarandës do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion për një vlerë rreth 18 milionë euro afër 88% e fondit...

Lexo të plotë
Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

14 Tetor, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Problemet me Self Care, Tatimet ultimatum bizeseve: Dorëzoni inventarin deri nesër!

30 Janar, 2026
Rama ia thotë televizionit serb: Në Shqipëri protestohet se jetesa është bërë më e mirë

Rama ia thotë televizionit serb: Në Shqipëri protestohet se jetesa është bërë më e mirë

14 Korrik, 2026
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr