• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Shpallet fituesi i Bypass-it të Sarandës, 18 milionë euro për segmentin 3.8 km

Editor Editor
1 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shpallet fituesi i Bypass-it të Sarandës, 18 milionë euro për segmentin 3.8 km
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Bypass-i i Sarandës do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion për një vlerë rreth 18 milionë euro afër 88% e fondit limit të procedurës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të mërkurë kompaninë fituese të garës që nisi me një fond limit 2 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro. Referuar formularit në këtë tender ishin në total 6 kompani pjesëmarrëse.

Tenderi për këtë projekt Faza 1, u çel në javën e fundit të korrikut dhe parashikon ndërhyrjen në një nga zonat më problematike të trafikut sidomos në pikun e sezonit turistik.  Rruga e re parashikohet të ketë një gjurmë kryesisht të re dhe synon të devijojë trafikun bregdetar në perëndim të qytetit. Ky projekt, sipas dokumenteve, vjen në kushtet kur trafiku është kthyer në një problem të vazhdueshëm, sidomos në pikun e sezonit turistik për qytetin bregdetar.

“Nisur nga nevoja e përmirësimit sa më të shpejtë dhe efikas të infrastrukturës rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurën për By-pass-in e Sarandës”, thuhet në njoftim, me qëllim lehtësimin e trafikut të rënduar përmes devijimit të tij në bypass-in e qytetit, duke mundësuar kështu lëvizjen e automjeteve larg zonës së qendrës ku aktualisht kalon trafiku.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe asaj urbane në qytetin e Sarandës, si dhe devijimi i trafikut tranzit larg qendrës së qytetit. Rruga “By-pass Sarandë” do të jetë një rrugë përgjithësisht në gjurmë të re, herë pas here në gjurmë ekzistuese aksesesh, të cilat janë rrugë dheu dhe shumë të ngushta përgjithësisht në 500 metrët e parë. Pas kësaj, rruga do të shtrihet përgjithësisht në zonë të pabanuar, edhe pse sipas planeve urbanistike të Bashkisë Sarandë, zona ka perspektivë për zhvillim.

Terreni i vështirë në të cilin do të shtrihet rruga përbën një sfidë për projektuesin, pasi kushtet e përgjithshme kufizojnë shumë zgjidhjet dhe gjithashtu vështirësojnë mundësinë e respektimit të parametrave projektues për llojin e rrugës që do të ndërtohet, thuhet në raportin teknik të projekt-zbatimit.

Sipas të njëjtit dokument, aksi rrugor në studim është By-pass-i i Sarandës, i cili fillon në kryqëzim me rrugën Skënderbeu, në hyrje të Sarandës, dhe përfundon në anën tjetër të kodrës, ku lidhet me rrugën nacionale SH8 Sarandë–Himarë. Për zgjidhjen e kësaj rruge, konsulenti ka propozuar 2 variante, si në foton më poshtë.

“Pas vendimit të Këshillit Teknik pranë autoritetit kontraktor (Vendim nr. 3, datë 03.03.2025, prot. nr. 1274/1), u miratua si variant final aksi si më poshtë, duke përfshirë dhe aksin që lidh bypass-in me rrugën Kardhiq–Delvinë, i cili do të trajtohet si mundësi lidhjeje me këtë rrugë dhe do të zhvillohet më vete në fazën Projekt Ideje nga Konsulenti. Ky aks rrugor është i gjatë rreth 3.08 km. Projekti përfshin një tunel me gjatësi 760 m. Dalja nga tuneli është zgjidhur duke zbritur nëpër serpentinë derisa arrin në një nyje me rrethrrotullim që do të lidhë rrugët në fjalë.

Rruga do të kalojë përgjithësisht në terren të pjerrët, me seksion gjysmë mbushje – gjysmë gërmim. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj do të ketë mure mbajtëse në anën e mbushjes, kryesisht mure me dhe të armuar. Për shkak se deri në km 1+700 zona është e pabanuar, por ka perspektivë zhvillimi sipas planeve urbanistike të Bashkisë Sarandë, në anën e majtë të rrugës do të montohet barrierë metalike H2W4 për arsye sigurie në bankinë”, thuhet në dokument. /Monitor

Etiketa: bypassfituesi
Artikulli para

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

Artikulli pas

DATA/ Presidenti Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë e 5 bashki të tjera, i jep fund spekulimeve mbi ankimimin e Veliajt në Kushtetuese

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda
Ekonomi

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit
Ekonomi

Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Ekonomi

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

26 Nëntor, 2026
Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve
Ekonomi

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
DATA/ Presidenti Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë e 5 bashki të tjera, i jep fund spekulimeve mbi ankimimin e Veliajt në Kushtetuese

DATA/ Presidenti Begaj dekreton zgjedhjet në Tiranë e 5 bashki të tjera, i jep fund spekulimeve mbi ankimimin e Veliajt në Kushtetuese

Të Përzgjedhura

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

15 Nëntor, 2025
Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

11 Nëntor, 2026
Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

26 Shtator, 2025
Kriptomonedhat e krimit, Braho kërkon rregullimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre

Kriptomonedhat e krimit, Braho kërkon rregullimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre

27 Prill, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In