• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mbaroi sezoni, por Euro sot kapi minimumin historik ndaj Lekut: A është turizmi shpjegimi?!

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka zbritur në nivele rekord, duke mbyllur javën me 97 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është minimumi më i ulët i regjistruar ndonjëherë për monedhën europiane në tregun vendas.

Pas një ngritjeje të lehtë në fund të gushtit, Euro është rikthyer në rënie të fortë gjatë shtatorit, duke reflektuar ofertën e lartë valutore që vazhdon edhe përtej periudhës kulmore të sezonit turistik. Agjentët e këmbimit valutor pohojnë se hyrjet e mëdha të valutës mbeten faktori kryesor që ushtron presion mbi kursin e këmbimit.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se prurjet neto nga turizmi në 6-mujorin e parë të vitit u rritën me më pak se 8%, një shifër ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar. Edhe operatorët turistikë kanë vlerësuar se ky sezon veror ka qenë më pak entuziast, çka përkthehet në një ngadalësim të flukseve hyrëse duke mos shpjeguar kështu edhe këto tregues në kursin e këmbimit.

Ndërkohë, deficiti i llogarisë korrente u zgjerua me 19% në tremujorin e dytë të vitit, por për gjithë periudhën janar–qershor 2025 ai ra në 561 milionë euro, duke shënuar një ulje prej 3.1% krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër burim i rëndësishëm prurjesh valutore mbeten investimet e huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, të dhënat tregojnë se dinamika e tyre është ngadalësuar, me vetëm 1% rritje krahasuar me një vit më parë. Përveç faktorëve zyrtarë, agjentët e tregut nuk përjashtojnë edhe rolin e prurjeve informale të valutës, që ndikojnë në shtimin e ofertës së euros në treg.

Ekspertët vërejnë se forcimi i Lekut gjatë viteve të fundit është ndikuar edhe nga politika fiskale më shtrënguese, e cila ka sjellë uljen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Por, për momentin, tregu po përballet me një situatë ku teprica e valutës në qarkullim ka zbehur fuqinë e monedhës europiane në nivele historike.

Etiketat: eurokursi kembimitlek
Artikulli para

PARADOKSI SHQIPTAR/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizim rriten, ZGJEROHET dhe administrata

Artikulli pas

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

29 Qershor, 2026
Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!
Ekonomi

Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

29 Qershor, 2026
Ibrahimaj thotë se qeveria s’beson se çmimet janë të papërballueshme
Ekonomi

Ibrahimaj thotë se qeveria s’beson se çmimet janë të papërballueshme

29 Qershor, 2026
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Ekonomi

Sipas INSTAT ekonomia u rrit me 3,71% në tremujorin e parë të këtij viti

29 Qershor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

29 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Artikulli pas
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Turqit e "Kiraç" do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep "OK" për resorte dhe fabrika

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Nga Editor
13 Shkurt, 2026
0

Pas një jave me rënie të vazhdueshme, Dollari amerikan e ka mbyllur periudhën në territor pozitiv, duke shënuar rritje të...

Lexo të plotë
Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

17 Nëntor, 2025
Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

Kërcënim me bombë, avioni i Turkish Airlines bën ulje emergjente në Barcelonë

15 Janar, 2026
Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

5 Nëntor, 2025
“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

9 Prill, 2026

Të Fundit

Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

29 Qershor, 2026
Evropa nuk mund të lërë Ballkanin “pezull”, Kapetanović kërkon hapa konkretë për zgjerimin

Evropa nuk mund të lërë Ballkanin “pezull”, Kapetanović kërkon hapa konkretë për zgjerimin

29 Qershor, 2026
Jo me motorë, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

Jo me motorë, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

29 Qershor, 2026
Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

29 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr