• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
0
Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në sektorin e prodhimit të pijeve freskuese, vështirësitë mbeten të larta, veçanërisht për prodhuesit e vegjël që zakonisht operojnë me fitime minimale ose aspak.

Rënia e konsumit, kostot e larta fikse dhe mungesa e fuqisë punëtore po i çojnë këto biznese drejt falimentimit. Një nga rastet më të prekura është ai i fabrikës së pijeve freskuese “Fresh” në fshatin Dropull të Gjirokastrës.

Pas pesë vitesh të mbijetesës në kushte të vështira, fabrika “Fresh” ndodhet në kufijtë e mbylljes. Kapaciteti prodhues është reduktuar në vetëm 25% të linjave operative, kryesisht për shkak të mungesës së specialistëve në prodhim dhe shpërndarje.

Nga 90 punonjës që kishte në të kaluarën, aktualisht kompania funksionon me vetëm 30 punëtorë aktivë.

Administratori i kompanisë, z. Kostandin Bezhani, tregon se sfida më e madhe sot është gjetja e punonjësve. “Nuk po arrijmë të gjejmë punonjës as për prodhimin, as për shpërndarjen e produkteve në Tiranë dhe rrethe.

Pavarësisht se kemi rritur pagat, mungesa e stafit është e madhe, kryesisht për shkak të emigracionit”, shprehet ai.

Pagat që ofrohen janë konkurruese për tregun vendas, duke shkuar deri në 700 euro në muaj për pozicionet në shpërndarje, plus përqindje mbi shitjet.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të tërhequr të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin të emigrojnë, veçanërisht drejt Gjermanisë, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe fitimeve më të larta.

“Problematika e gjetjes së punonjësve është e thelluar prej të paktën 2-3 vitesh. Të rinjtë nuk janë të interesuar të angazhohen në punë të tilla, edhe kur paguhen mirë, sepse kërkojnë fitime më të shpejta dhe më të larta jashtë vendit”, shton Bezhani.

Ngadalësimi i investimeve lokale dhe ndryshimet demografike e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën. Kërkesa për produkte vendase është në rënie, ndërsa kostot për të mbajtur në punë një fabrikë janë rritur ndjeshëm. Si rezultat, aktiviteti i kompanisë është drejt mbylljes së plotë.

“Është e vështirë ta mbajmë më gjatë hapur fabrikën. Mungesa e punëtorëve, rënia e konsumit dhe vështirësitë në shpërndarje po na çojnë drejt një vendimi të pashmangshëm, mbylljes së aktivitetit”, thotë z. Bezhani.

Fabrika e prodhimit të pijeve freskuese “Fresh” e nisi aktivitetin prej vitit 1992, teksa ka investuar rreth 7 milionë euro në 2008 për rinovimin e linjave të prodhimit.

Kostandin Bezhani, sipërmarrësi i pijeve freskuese nga Dropulli, e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemin e gjetjes së fuqisë punëtore për shkak të shpopullimit të zonave rurale.

Alternativa e sipërmarrësit për eksport të prodhimit jashtë ka rezultuar e pasuksesshme për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së markës shqiptare dhe kostove të larta të transportit.

Pa masa të menjëhershme për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe për të frenuar largimin e fuqisë punëtore, sektori i prodhimit vendas rrezikon të zbehet në mënyrë të pakthyeshme. /monitor.al 

Artikulli para

Trump firmos urdhrin: 100 000 USD tarifë për vizat ndaj punonjësve të kualifikuar

Artikulli pas

Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin BB për Shqipërinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim
Ekonomi

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?
Ekonomi

Treguesit në rënie, po ku prodhohet më shumë mish në Shqipëri

26 Qershor, 2026
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023
Ekonomi

Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare, rënie mbi 6% brenda vitit

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin BB për Shqipërinë

Standard & Poor's konfirmon vlerësimin BB për Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TTW: Mes gjithë sfidave globale, Shqipëria një destinacion unik dhe i sigurt
Turizëm

TTW: Mes gjithë sfidave globale, Shqipëria një destinacion unik dhe i sigurt

Nga Editor
15 Prill, 2026
0

transformim, duke ofruar eksperienca autentike me kosto më të ulët se fqinjët e tij më të famshëm mesdhetarë. Si të...

Lexo të plotë
Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

11 Janar, 2026
DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

17 Nëntor, 2025
Ethet, armik apo mbrojtje? Simptomat që kanë ngritur dilemat e mjekësisë

Ethet, armik apo mbrojtje? Simptomat që kanë ngritur dilemat e mjekësisë

23 Tetor, 2025
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme, “mbahet” turizmi

18 Qershor, 2026

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr