• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Avioni europian, Franca “shtrohet” pasi Gjermania nisi kërkimin e partnerëve të rinj

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Avioni europian, Franca “shtrohet” pasi Gjermania nisi kërkimin e partnerëve të rinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Franca ka deklaruar se mbetet e angazhuar për të arritur një “zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët” me Gjermaninë dhe Spanjën deri në fund të këtij viti për fazën e dytë të programit Future Combat Air System (FCAS), që synon krijimin e avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë.

Deklarata e Parisit erdhi menjëherë pas paralajmërimit nga Christoph Schmid, anëtar i komisionit të mbrojtjes në Bundestag dhe përfaqësues i socialdemokratëve të ministrit gjerman të mbrojtjes Boris Pistorius. Schmid theksoi se qeveria gjermane duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë me projektin franko-gjerman apo do të tërhiqet, duke nënvizuar se çdo shtyrje e mëtejshme e bën gjithnjë e më të parealizueshëm projektin.

Sipas Reuters, Berlini fajëson industrinë franceze, veçanërisht Dassault Aviation, për bllokimin e fazës së dytë, duke kërkuar të ketë drejtim të vetëm në këtë program. Ngërçi ka rrezikuar nisjen e ndërtimit të demonstruesve ajrorë, që ishte planifikuar për fundin e këtij viti.

FCAS, me një kosto mbi 100 miliardë euro, përfshin Dassault, Airbus dhe kompaninë spanjolle Indra, por prej fillimit është shoqëruar me mosmarrëveshje për ndarjen e punës dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Franca, përmes Ministrisë së Forcave të Armatosura, përsëriti se “bashkë me Gjermaninë dhe Spanjën mbetet plotësisht e mobilizuar për të çuar përpara projektin dhe për të arritur një marrëveshje deri në fund të vitit”. Por tensionet janë të dukshme: Dassault Aviation kërkon një rol më dominues, ndërsa Spanja këmbëngul në respektimin e ndarjes fillestare të punës.

Schmid madje sugjeroi që, nëse bashkëpunimi dështon, Berlini të porosisë 60 avionë Eurofighter të rinj deri në vitin 2029 për të zëvendësuar flotën Tornado, ndërsa në planin afatmesëm të shqyrtojë alternativa si përmirësimi i Eurofighter-it, një projekt kombëtar, pjesëmarrja në programin rival GCAP (Britani–Itali–Japoni) apo edhe bashkëpunimi me partnerë të rinj si Suedia.

Kjo situatë kujton ndarjen e viteve 1980, kur Franca zhvilloi vetë avionin Rafale, ndërsa Gjermania, Britania, Italia dhe Spanja krijuan Eurofighter Typhoon. Rreziku i një përsëritjeje mbetet real, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e projektit më ambicioz ushtarak të Bashkimit Europian. /skyweb.al

Etiketat: avioni i rifrancagjermania
Artikulli para

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Artikulli pas

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

Të Përzgjedhura

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve
Shëndet

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Nga Editor
15 Gusht, 2026
0

Një studim i ri i publikuar në Nature Microbiology ka zbuluar se disa bakteriofagë, viruse që infektojnë dhe shkatërrojnë bakteret,...

Lexo të plotë
Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

22 Qershor, 2026
Temperatura deri në -15 gradë Celsius, ARRSH: Si është gjendja e rrugëve

Temperatura deri në -15 gradë Celsius, ARRSH: Si është gjendja e rrugëve

12 Janar, 2026
Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin Almer Toska pas investigimit

Biznesmeni Lul Morina kërcënon gazetarin Almer Toska pas investigimit

23 Gusht, 2025
OBSH ngre alarmin: Një variant i ri i gripit po përhapet me shpejtësi

OBSH ngre alarmin: Një variant i ri i gripit po përhapet me shpejtësi

17 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr