• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shtator, 2025
në Aviacion
A A
0
Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha

White passenger plane climbs through the clouds. Aircraft is flying high above the city.

Share on FacebookShare on WhatsApp

Montreali u bë këtë javë qendra e diskutimeve globale për të ardhmen e aviacionit, ku takimi i liderëve botërorë të sektorit nxori në pah sfida të reja dhe kritika të forta.

Delegacioni amerikan shprehu pakënaqësi për fokusin e madh tek tranzicioni i gjelbër, ndërkohë që në tryezë u shtuan shqetësimet për kërcënimet teknologjike, ndotjen e rritur nga fluturimet dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) paralajmëroi se sistemi global, që aktualisht shërben për rreth 4.6 miliardë pasagjerë në vit, duhet të pësojë ndryshime të thella për të përballuar pothuajse trefishin e kësaj shifre deri në vitin 2050.

Por përveç kapaciteteve, industrisë i kërkohet edhe të reduktojë emetimet ndotëse, një objektiv që sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), nuk do të përmbushet në afatin e vitit 2030, ku parashikohej ulja me 5% e tyre.

Ndërkohë, mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet më të mëdha.

Vetëm për pilotët, ICAO vlerëson se deri në vitin 2043 do të nevojiten 670 mijë të rinj.

India tashmë ka paralajmëruar për krizë në këtë sektor, duke kërkuar një kod sjelljeje për rekrutimet, ndërsa Brazili po përpiqet të përfshijë më shumë gra dhe pakica për të kompensuar mungesat në mekanikë dhe staf mbështetës.

Në anën tjetër, teknologjia po sjell lehtësira në funksionimin e aviacionit, por po hap edhe një front të ri rrezikshmërie.

Disa nga aeroportet kryesore të Europës u paralizuan kohët e fundit pas sulmeve kibernetike që rrëzuan sistemet e regjistrimit të pasagjerëve.

Projekcionet e ICAO tregojnë se trafiku global i pasagjerëve do të arrijë në 7.2 miliardë në vitin 2035, nga 4.6 miliardë që u regjistruan në 2024.

Kjo rritje pritet të sjellë fitime për ekonominë botërore, por edhe presion të madh mbi vendet dhe linjat ajrore për të garantuar siguri, qëndrueshmëri dhe staf të mjaftueshëm. /skyweb.al

Etiketat: aviacioni civilavion
Artikulli para

Më pak njerëz që konsumojnë më shumë, rritet sasia e mbetjeve për banorë në Shqipëri

Artikulli pas

Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra
Aviacion

Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra

26 Qershor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

26 Qershor, 2026
Alarm në Itali: Pritje deri në 6 orë në aeroporte, rrezik kaosi gjatë verës
Aviacion

Alarm në Itali: Pritje deri në 6 orë në aeroporte, rrezik kaosi gjatë verës

25 Qershor, 2026
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët
Aviacion

TIA kalon 1.25 milion pasagjerë në maj, zgjeron rrjetin në 104 destinacione

24 Qershor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

Wizz Air zgjeron lidhjet me dy destinacione të reja, fluturime direkte nga Tirana në Palma de Mallorca dhe Alghero

24 Qershor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet refuzon ofertën e “çmendur” amerikane për ta blerë

23 Qershor, 2026
Artikulli pas
Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon
Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Nga Editor
8 Dhjetor, 2025
0

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me...

Lexo të plotë
Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

7 Dhjetor, 2025
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

19 Maj, 2026
Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”

Kamza, ndërtimi (dhe dështimi) i një “Dëshire Kolektive”

23 Shkurt, 2026
Krijohet sh.a-ja e inceneratorëve/ Pas skandalit korruptiv, qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet

Krijohet sh.a-ja e inceneratorëve/ Pas skandalit korruptiv, qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet

4 Mars, 2026

Të Fundit

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

29 Qershor, 2026
Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

29 Qershor, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

Spiropali bojkoton Ramën në mbledhjen e grupit të PS pas sfidave publike

29 Qershor, 2026
Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr