• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një punëtor pastrimi humbi jetën mbrëmë në një aksident rrugor në Peqin, duke lënë pas familjarët e tij me vështirësi emocionale dhe financiare. Humbja e tij do të thotë mungesë e menjëhershme e kontributit financiar në familje.

Pakkush e di, por legjislacioni shqiptar, përmes Ligjit Nr. 32/2021 dhe rregullores së miratuar në të njëjtin vit, garanton të drejtën e familjarëve për dëmshpërblim financiar, pavarësisht nga kompania e sigurimit. Familjarët mund të kërkojnë kompensim pa nevojën e avokatëve, duke njohur të drejtat e tyre ligjore të përcaktuara qartë.

Si përfitojnë dhe çfarë përfitojnë familjarët e viktimës?

Në rastin konkret, por edhe në çdo rast që familjet humbin një pjesëtar në aksident rrugor, trashëgimtarët ligjorë të punëtorit të ndjerë kanë të drejtë të paraqesin kërkesë dëmshpërblimi pranë shoqërisë së sigurimit të mjetit shkaktar brenda 2 viteve nga aksidenti. Kërkesa mund të dorëzohet me shkrim ose elektronikisht. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të regjistrojë kërkesën, t’u japë familjarëve numrin e regjistrimit si dëshmi, të sigurojë formularin zyrtar dhe listën e dokumenteve të nevojshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshpërblim Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshmpërblim me pasojë vdekje përfshin: kërkesa zyrtare për dëmshpërblim, polica e sigurimit të mjetit shkaktar ose konfirmimi i mbulimit, llogaria bankare e kërkuesve të përfitimit, procesverbali policor ose dokumentacioni penal që përcakton fajësinë, certifikata e vdekjes, certifikata familjare dhe vërtetimi i të ardhurave neto personale të viktimës për tre vitet e fundit.

Si përllogaritet dëmshpërblimi?

Dëmshpërblimi për vdekjen nga aksidenti rrugor llogaritet sipas një formule ligjore, e përcaktuar qartë, fikse, pa hapësira interpretimi, që merr parasysh moshën, situatën familjare, të ardhurat vjetore dhe dëmin moral/ekzistencial për të afërmit e rrethit të parë. Përveç shumës së përllogaritur, shtohet edhe një shumë fikse prej 300,000 lekësh për shpenzimet e varrimit. Në këtë përllogaritje, sa më e madhe familja e ngushtë, aq më domethënëse shuma.

Afatet për trajtimin e kërkesës

Shoqëria e sigurimit është e detyruar të shqyrtojë kërkesën për dëme ndaj personit brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit dhe të njoftojë familjen për masën e dëmshpërblimit, në rast se kërkesa pranohet, po ashtu edhe për arsyet ligjore të refuzimit, në rast se kërkesa hidhet poshtë.

Një sistem që garanton të drejtat e të dëmtuarve

Rasti tragjik në Peqin është një kujtesë e dhimbshme për pasojat që sjell pakujdesia në rrugë, por gjithashtu nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm të mbrojtjes ligjore të qytetarëve përmes sistemit të sigurimit të detyrueshëm.

Familjarët e viktimës nuk kanë vetëm të drejtën morale për drejtësi, por edhe një të drejtë ligjore për përfitim financiar, që ndihmon në lehtësimin e barrës që sjell humbja e një të afërmi në moshë pune.

Për këtë nuk kanë nevojë as për zyrë ligjore, avokat apo palë të treta që ua ndërlikojnë procesin: ky artikull sensibilizues do të mjaftonte. Drejtojuni kompanive të sigurimit të mjetit shkaktar, ose drejtojuni Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Në çdo rast është një e drejta juaj. /skyweb.al 

Etiketat: aksidentbyroja kombetaredemshperblimkompani sigurimimakinasiguracionetsigurime
Artikulli para

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Artikulli pas

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj për situatën në Lindjen e Mesme: Shqipëria në krah të aleatëve përballë kërcënimeve nga Irani
Aktualitet

Presidenti Begaj për situatën në Lindjen e Mesme: Shqipëria në krah të aleatëve përballë kërcënimeve nga Irani

Nga SkyWeb
1 Mars, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me situatën e sigurisë në...

Lexo të plotë
Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

Sherr mes pilotëve? Avioni devijon fluturimin

30 Shtator, 2026
Kursi i këmbimit valutor, forcohet dollari, euro ruan “stabilitetin”

Përmirësim në kurs, si këmbehen sot valutat e huaja

2 Prill, 2026
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

Zonat e “kuqe”, si u trefishuan në 7 vite çmimet e apartamenteve në Tiranë

4 Gusht, 2026
“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

“Me votimin në Kuvend, çështja Balluku për ne ështe e mbyllur”, Rama: Hetimi le të vazhdojë

15 Mars, 2026

Të Fundit

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr