• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nis viti i ri akademik, më pak studentë të regjistruar

Editor Nga Editor
6 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Nis viti i ri akademik, më pak studentë të regjistruar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit. Auditorët janë hapur për mijëra studentë të rinj, ndonëse shifrat paraprake të regjistrimeve konfirmojnë një rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave nga sistemi qendror i aplikimeve në arsimin e lartë, deri në përfundim të raundit të dytë pritet që numri i studentëve të rinj të regjistruar të shkojë në rreth 20 mijë, ndërsa pas përfundimit të raundit të tretë, që zhvillohet nga 13 deri më 24 tetor, shifra përfundimtare parashikohet të arrijë në rreth 22 mijë studentë.

Krahasuar me vitin e kaluar, ku numri i regjistrimeve për herë të parë ishte afro 24.500, bëhet fjalë për një rënie me mbi 10%, ndërsa në raport me pesë vite më parë, kur universitetet regjistronin mbi 30 mijë studentë të rinj, tendenca negative duket edhe më e theksuar.

Në mesin e kësaj rënieje të përgjithshme, disa programe studimi vijojnë të ruajnë interes të lartë nga maturantët. Degët e lidhura me shëndetësinë si Mjekësia e Përgjithshme, Infermieria, Stomatologjia dhe Farmacia mbeten ndër më të preferuarat, të ndjekura nga teknologjia e informacionit dhe inxhinieritë.

Në të kundërt, fusha si shkencat sociale, ekonomia dhe veçanërisht programet e mësuesisë po përballen me një rënie të qëndrueshme të regjistrimeve, çka mund të krijojë boshllëqe në tregun e punës në vitet në vijim.

Sipas statistikave zyrtare, mbi 50% e maturantëve të këtij viti kanë zgjedhur programe në fushën e shëndetësisë dhe teknologjisë, duke reflektuar qartë orientimin drejt profesioneve që ofrojnë më shumë siguri dhe mundësi punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Aktualisht po zhvillohet raundi i dytë i regjistrimeve, i cili përfundon më 8 tetor, ndërsa raundi i tretë dhe i fundit do të vijojë deri më 24 tetor, me qëllim plotësimin e vendeve të mbetura bosh.

Ndërkohë, universitetet shqiptare po tentojnë të rrisin tërheqjen e studentëve përmes programeve të përbashkëta ndërkombëtare, mësimit në dy gjuhë, si dhe bashkëpunimeve me universitete të huaja. Këto përpjekje janë pjesë e procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në vend, me synimin për të përmirësuar cilësinë dhe për ta bërë sistemin më konkurrues në rajon.

Megjithë këto zhvillime pozitive në drejtim të cilësisë, sfida më e madhe mbetet rënia e numrit të studentëve. Ky fenomen lidhet ngushtë me uljen e numrit të maturantëve, rritjen e emigracionit të të rinjve dhe orientimin në rritje drejt studimeve jashtë vendit, sidomos në vendet e Bashkimit Evropian. /Skyweb.al

Etiketat: viti akademik
Artikulli para

Shtyhet për vitin 2028 taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme

Artikulli pas

Java nis pozitive për Dollarin dhe Frangën, dobësohet Paundi britanik

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

18 Tetor, 2026
Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi
Aktualitet

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë
Aktualitet

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Java nis pozitive për Dollarin dhe Frangën, dobësohet Paundi britanik

Java nis pozitive për Dollarin dhe Frangën, dobësohet Paundi britanik

Të Përzgjedhura

FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve
Aktualitet

FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve

Nga SkyWeb
13 Gusht, 2025
0

Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të...

Lexo të plotë
Kafeja mund të mbrojë zemrën, sa filxhanë duhen në ditë?

Kafeja mund të mbrojë zemrën, sa filxhanë duhen në ditë?

17 Maj, 2026
Çfarë po e bën portokalli qiellin e Europës?

Çfarë po e bën portokalli qiellin e Europës?

5 Mars, 2026
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 Nëntor, 2025
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

23 Prill, 2025

Të Fundit

Pse po bëhen të varur nga vape edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan?

Pse po bëhen të varur nga vape edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan?

18 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

18 Tetor, 2026
Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr