• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Editor Nga Editor
6 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shpenzimet për ushqim vazhdojnë të përbëjnë barrën më të rëndë në buxhetin e familjeve shqiptare edhe gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të konsumit mujor të familjeve, një përqindje e pandryshuar nga viti 2023 dhe më e larta në Europë. Krahasimisht, mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13%, ndërsa në rajon kjo shifër nuk i kalon 35%.

Në total, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93.042 lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse shpenzimet janë rritur, struktura e buxhetit mbetet thuajse e njëjtë, me ushqimin që mban pjesën më të madhe të tij, mesatarisht 36.879 lekë në muaj.

Përveç ushqimit, disa kategori të tjera kanë shënuar rritje të moderuar. Shpenzimet për mobilim dhe mirëmbajtje banese u rritën me 5,7% dhe përbëjnë tani 6,8% të buxhetit, nga 6,6% në 2023. Po ashtu, transporti u rrit me 5,2% duke arritur 7,1%, dhe veshje e këpucë u rritën me 4,4%, duke zënë 5,1% të totalit.

Nga ana tjetër, shpenzimet për shëndet kanë rënë nga 4,3% në 3,8%, ndërsa ato për arsim u tkurrën lehtë në 3,3%, nga 3,5% një vit më parë.

Ndërkohë, shpenzimet për banesë, ujë, energji dhe qira arritën mesatarisht 8.944 lekë në muaj, ose 9,6% të buxhetit – pa ndryshime domethënëse nga viti i kaluar.

Kategoria e “restorante dhe hotele” pati një rritje prej 4,1%, duke arritur në 7,6% të shpenzimeve mujore, çka lidhet me rritjen e kërkesës për konsum jashtë shtëpisë.

Sipas “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024”, ekzistojnë dallime të theksuara midis qarqeve për sa i përket nivelit të konsumit dhe mirëqenies ekonomike.

Tirana kryeson listën me një konsum mujor mesatar prej 108.588 lekësh, rreth 17% mbi mesataren kombëtare. Kjo shifër pasqyron si çmimet më të larta në kryeqytet, ashtu edhe të ardhurat më të larta të familjeve urbane, të punësuara kryesisht në sektorë si administrata, financat dhe shërbimet.

Pas Tiranës, Korça (91.418 lekë) dhe Durrësi (90.218 lekë) renditen ndër qarqet me konsum të lartë. Në Korçë, ndikojnë struktura më të vogla familjare dhe stabiliteti i të ardhurave, ndërsa në Durrës, turizmi dhe afërsia me Tiranën janë faktorët kyç.

Në nivel mesatar qëndrojnë qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), me ekonomi të mbështetura në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.

Ndërsa në fund të renditjes janë qarqet Kukës (75.048 lekë) dhe Dibër (75.883 lekë), me shpenzime rreth 30% më të ulëta se Tirana. Këto zona karakterizohen nga varësi e lartë nga bujqësia për vetëkonsum, mungesë e tregjeve të zhvilluara të punës dhe mbështetje në remitanca.

Të dhënat e vitit 2024 konfirmojnë se, pavarësisht një rritjeje të lehtë të shpenzimeve totale, pesha e ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare mbetet shumë e lartë në raport me standardet europiane. Ndërkohë, dallimet rajonale në konsum tregojnë pabarazi të theksuara në të ardhura dhe akses në shërbime bazë. /Skyweb.al

 

Etiketat: buxhetishpenzimetushqimi
Artikulli para

Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

Artikulli pas

Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet
Ekonomi

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

14 Tetor, 2026
Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD
Ekonomi

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

14 Tetor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Inflacioni “gërryen” familjet shqiptare, sot mallrat dhe shërbimet blihen gati 30% më shtrenjtë

14 Tetor, 2026
FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative
Ekonomi

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?
Ekonomi

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

Kush tha që kursejnë?! Korça, qarku që harxhon më shumë për konsum pas Tiranës

Të Përzgjedhura

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi
Aktualitet

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
0

Emisioni "Plug" Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e...

Lexo të plotë
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Ngadalësohet kreditimi për banesa, zgjerohet huaja për konsum: Bankat tregojnë kujdes te bizneset e vogla dhe të mesme

22 Prill, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

REKORD/ TIA përpunoi 51 mijë pasagjerë brenda ditës, 12 fluturime në orë

8 Gusht, 2025
Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet

Përsëritet shantazhi i pronarëve të autobusëve ndaj qeverisë: Na jepni lekë nga taksat e shqiptarëve, ose i lëmë në këmbë!

31 Gusht, 2026
Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës

Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës

11 Maj, 2026

Të Fundit

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

14 Tetor, 2026
Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

14 Tetor, 2026
Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr