• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rënie e fortë e investimeve në inteligjencën artificiale, e shoqëruar me rritjen e yield-eve të obligacioneve shtetërore dhe ngadalësimin ekonomik, mund të godasë kapitalin e 110 bankave në botë. Paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka testuar qëndrueshmërinë e sistemit bankar përballë një skenari ekstrem.

Në këtë skenar, bankat e klasifikuara si të dobëta përfaqësojnë 22% të aktiveve bankare globale. Raporti i kapitalit të tyre bazë do të zbriste nën pragun 7%, ose nën një prag më të lartë për bankat më komplekse. Në testin e vitit të kaluar, në këtë kategori përfshiheshin 88 banka, me 18% të aktiveve globale.

Testi mbulon një periudhë trevjeçare dhe kombinon tensionet gjeopolitike, pengesat në tregtinë ndërkombëtare, problemet me furnizimin me energji dhe një rënie të fortë të vlerësimeve të kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale.

Dobësitë përqendrohen kryesisht te bankat më të vogla, por përfshijnë edhe një numër të kufizuar bankash të mëdha. Goditjen më të fortë në kapital e pësojnë bankat aziatike, përjashtuar ato kineze, të ndjekura nga bankat europiane. Bankat e Amerikës së Veriut shfaqen më rezistente, falë fitimeve që ndihmojnë në rindërtimin e kapitalit. Raporti nuk publikon emrat e bankave të veçanta.

FMN-ja veçon edhe ekspozimin ndaj institucioneve financiare jobankare. Në SHBA, ky ekspozim, duke përfshirë angazhimet e kreditimit të përdorura dhe të papërdorura, ka arritur në 134% të kapitalit të nivelit të parë, nga 119% një vit më parë. Disa banka amerikane me ekspozim më të lartë ndaj këtij sektori pësojnë humbje të ndjeshme kapitali gjatë testit.

Përfaqësuesi i FMN-së, Athanasios Vamvakidis, paralajmëron se qëndrueshmëria e deritanishme nuk duhet marrë si e mirëqenë. Fondi kërkon forcimin e sistemit financiar dhe monitorimin e dobësive te bankat dhe institucionet jobankare, përpara se goditjet e mundshme të materializohen.

Etiketat: bankat
Artikulli para

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?
Ekonomi

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026
Ekonomi

FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është bekim dhe do të realizohet
Aktualitet

Rama flet për herë të parë për ligjin që lejon blerjen e tokës nga të huajt

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave për projektligjin që lidhet me mundësinë e blerjes së tokës në...

Lexo të plotë
Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

1 Qershor, 2026
Rrezik për udhëtarët, ARRSH mbyll aksin Librazhd-Pogradec, alternativat

Reshje sa trefishi i mesatares, shembja e aksit Korçë-Librazhd ndodhi për shkak të riut sipas Shërbimit Gjeologjik

25 Shkurt, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

GRAFIKU/ Rritet me 160% në 10 vite numri i makinave që lëvizin në Shqipëri

30 Janar, 2026
Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

2 Korrik, 2026

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr