• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 2 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale!

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale!
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”, iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.

Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.

“Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut.

Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.

Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.

Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale.

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.

Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”.

Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.

Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.

Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.

“Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”.

Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.

“Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre.

Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.

Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren.

“Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.

Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por sipas Logut, ajo nuk është kufizuar vetëm në zonat malore, por mund të aplikohet kudo, edhe në bregdet.

“Duket e njëjta skemë si ligji i investimeve strategjike, që u dha mundësinë disa personave që të grabisin prona shtetërore dhe prona të qytetarëve,” thotë Logu.

Nga ana tjetër, ai përforcon shqetësimin e Haxhimalit për përplasjet për shkak të pronësisë dhe argumenton se një nismë e tillë nuk mund të nisë zbatimin pa u mbylur proceset e hapura të pronësisë që lidhen me kthimin e kompensimin e ish pronarëve të ligjshëm, me ligjin 7501, atij për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, të legalizimeve dhe të privatizimit.

“Pa përfunduar këto procese, sepse nuk kemi zgjidhur akoma as kthimin e pronës tek pronarët, as legalizimet dhe as çështjen që ka të bëjë me ligjin 7501, krijojmë një mekanizëm tjetër ligjor që u jep mundësi zaptuesve të paligjshëm që të bëhen pronarë,” arsyeton Logu.

Duke parashikuar konfliktet sociale që mund të sjellë zbatimi i nismës, Logu sjell një skemë potenciale konflikti.

“Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai.  “Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë  të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai./BIRN

Artikulli para

Gjendet një vezë dinosauri 70 milionë vjeçare, e ruajtur në mënyrë perfekte

Artikulli pas

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Aktualitet

Protestat për “Territorialen”, Rama: Djegia e teserave të PS akt i turpshëm

2 Gusht, 2026
Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë
Aktualitet

Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

2 Gusht, 2026
Ndryshojnë rregullat në Policinë e Shtetit: Gradat do të merren më shpejt, promovime edhe para afatit
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat në Policinë e Shtetit: Gradat do të merren më shpejt, promovime edhe para afatit

2 Gusht, 2026
50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?
Aktualitet

50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?

2 Gusht, 2026
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët
Aktualitet

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë vetë shqiptarët

1 Gusht, 2026
Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim
Aktualitet

Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

1 Gusht, 2026
Artikulli pas
Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një llogari bankare në Austri do të hedhë dritë mbi mega skandalin Bankers Petroleum, fshehje miliardash dhe pastrim parash
Aktualitet

Vjedhje 1.2 milion euro, përmbaruesit shitën skrapin e shtetit për borxhet private të Bankers

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum...

Lexo të plotë
Nissan tërhiqet nga projekti i makinave elektrike në Britaninë e Madhe

Nissan tërhiqet nga projekti i makinave elektrike në Britaninë e Madhe

24 Maj, 2026
Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

2 Korrik, 2026
Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

9 Prill, 2026
Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

Zbuloni përfitimet e qëndrimit me një këmbë

15 Janar, 2026

Të Fundit

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Protestat për “Territorialen”, Rama: Djegia e teserave të PS akt i turpshëm

2 Gusht, 2026
Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

2 Gusht, 2026
Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

2 Gusht, 2026
A është ky avion revolucionar e ardhmja e fluturimeve?

A është ky avion revolucionar e ardhmja e fluturimeve?

2 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr