• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Editor Nga Editor
2 Korrik, 2026
në Turizëm
A A
0
“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendi ballkanik nuk ka qenë kurrë më i populluar, me plazhe me rërë të bardhë, hotele të reja moderne, histori të pasur dhe fluturime të përballueshme, shkruan media britanike “The Times”.

E fshehur për dekada pas “Perdes së Hekurt”, Shqipëria ishte një mister për botën e jashtme deri në fillim të viteve ’90.

Por, me hapjen graduale të vendit, u krijuan edhe mundësitë për të zbuluar bukuritë e saj të fshehura.

Sot, ky “vend sekret” ka nisur të zbulohet. Shqipëria ofron një kombinim të deteve të kristalta, rrënojave antike, qyteteve të vogla me arkitekturë osmane dhe maleve dramatike, që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

Këtë rritje të numrit të turistëve, e ka ndihmuar edhe lidhja ajrore e drejtpërdrejtë dhe relativisht e lirë nga Britania e Madhe drejt Tiranës.

Përveç peizazheve magjepsëse , rritjen e turizmit po e nxisin edhe hotelet elegante, baret moderne dhe turet e organizuara me guida private dhe transport të dedikuar.

Luksi i përballueshëm është kthyer në fjalën kyçe “Shqipëria e re turistike”.

Nga plazhet mahnitëse të Rivierës Shqiptare te Alpet, Shqipëria ofron një përvojë të veçantë për çdo vizitor. Më poshtë renditen disa nga vendet më të mira për t’u vizituar.

1. Pogradeci

Nëse kërkoni pushime me diell dhe not, por pa turmat e plazheve, liqeni i Ohrit është zgjedhja ideale.

Një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë, me ujëra të pastra në nuanca bruzi, që të ftojnë për not.

Qendra turistike është Pogradeci, me shëtitore buzë liqenit dhe restorante, që ofrojnë peshkun vendas koran.

Nga këtu mund të bëhen edhe udhëtime ditore drejt fshatrave si Lin dhe Parkut të Drilonit me burime natyrore.

Liqeni shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe ia vlen të kalohet kufiri për të vizituar Ohrin, një qytet me kalldrëm, kisha bizantine dhe dyqane me bizhuteri perlash.

2. Ksamili

Për ata që e përshkruajnë Shqipërinë si “Maldivet e Evropës”, Ksamili është destinacioni kryesor.

Plazhet me rërë të butë si, Bora Bora dhe plazhi i Ksamilit ofrojnë ujëra të kristalta dhe platforma druri mbi det me çadra tradicionale.

Aty pranë, ndodhen katër ishuj të vegjël të pabanuar, që mund të arrihen me not ose varkë.

Gjithashtu, në zonë ndodhet Syri i Kaltër, një burim natyror me ujë jashtëzakonisht të pastër, ku thellësia e madhe krijon efektin e një “syri” blu.

3. Parku Kombëtar i Thethit

Një destinacion ideal për alpinistët, në zemër të Alpeve Shqiptare, të njohura edhe si “Malet e Mallkuara”.

Këtu gjenden ujëvara, livadhe alpine dhe lugina të thella lumore. Zona ka një faunë të pasur me kafshë, si kaprolli, rrëqebulli, ujku dhe ariu i murrmë.

Një nga shtigjet më të lehta është ai drejt Ujëvarës së Thethit, ku mund të notoni.

Për turistët aventurierë, ekziston edhe “Shtegu i Majave të Ballkanit”, 119 milje që kalon në Kosovë dhe Mal të Zi.

4. Saranda

Një nga destinacionet më të njohura bregdetare të Shqipërisë, Saranda ofron restorante peshku, bare plazhi dhe jetë nate të gjallë.

Perëndimet e diellit nga Kalaja e Lëkurësit janë ndër më të bukurat në jug të vendit. Vetëm 30 minuta larg ndodhet Ksamil.

Në afërsi gjendet edhe Butrinti, një nga sitet arkeologjike më të bukura në Evropë, i mbrojtur nga UNESCO dhe shpesh pa turma turistësh.

5. Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë është një përzierje e “cool”-it postkomunist dhe ngjyrave moderne.

Qyteti është i mbushur me tregje, sheshe të gjelbra dhe galeri arti. Bunkeret e dikurshme janë kthyer në muze, bare apo studio artistike.

Zona e Bllokut, dikur e lejuar vetëm për elitën komuniste, sot është qendër e jetës së natës dhe bareve modern.

Teleferiku i Dajtit ofron pamje panoramike mbi qytet.

6. Berati

Qytet i mbrojtur nga UNESCO, njihet ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve”.

Shtëpitë osmane zbresin përgjatë shpatit të kodrës drejt lumit, duke krijuar një panoramë unike.

Kalaja e Beratit, me histori mbi 2,500 vjeçare, ofron pamje mbresëlënëse. Zona është gjithashtu e njohur për kantinat e verës.

7. Shkodra

Veriu i Shqipërisë është i njohur për liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan.

Qyteti ka kalanë historike dhe një skenë të mirë gastronomike.

8. Parku Kombëtar i Llogorasë

I vendosur mes maleve pranë Rivierës Shqiptare, Llogoraja ofron shtigje mes pishave dhe pamje spektakolare drejt detit Jon.

Shtegu, Maja e Qorres është sfidues, por ju shpërblen me një panoramë të jashtëzakonshme.

9. Gjirokastra

Qytet tjetër i UNESCO-s, njihet për shtëpitë osmane prej guri dhe pazarin tradicional.

Kalaja, Shtëpia Zekateve dhe tuneli i periudhës së Luftës së Ftohtë, janë disa nga atraksionet kryesore.

Qyteti gjallërohet edhe nga muzika folklorike shqiptare në hapësira kulturore si “Te Kube”.

10. Kruja

Qyteti historik, është vetëm një orë larg nga Tirana, me kalanë mesjetare dhe pazarin tradicional.

I lidhur ngushtë me figurën e Skënderbeut, Kruja ofron edhe Muzeun Etnografik dhe dyqane me produkte artizanale.

11. Durrësi

Një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, me një histori rreth 3,000 vjeçare.

Atraksionet kryesore përfshijnë Amfiteatrin Romak dhe Pallatin e Mbretit Zog.

Plazhi i qytetit është shumë i frekuentuar në verë, ndërsa zona e Kallmit ofron një alternativë më të qetë dhe më lokale.

Etiketat: turizem
Artikulli para

Studimi: Fëmijët nën dy vjeç duhet t’i shmangin plotësisht ekranet

Artikulli pas

Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

Editor

Editor

Nga Kategoria

USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm
Turizëm

USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm

2 Korrik, 2026
Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë
Turizëm

Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

1 Korrik, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

Transporti ajror rritet me 14%, shqiptarët shtojnë udhëtimet jashtë

30 Qershor, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri
Ekonomi

Shqiptarët kryen 4.5 milionë udhëtime në 2025, vetëm 2.4% për biznes

30 Qershor, 2026
Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri

30 Qershor, 2026
Terapia me ujë të nxehtë dhe të ftohtë, trendi i ri i Wellness që vjen nga tradita e vjetër
Shëndet

Terapia me ujë të nxehtë dhe të ftohtë, trendi i ri i Wellness që vjen nga tradita e vjetër

30 Qershor, 2026
Artikulli pas
Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake
Aktualitet

Kompetenca të zgjeruara dhe rekrutim i unifikuar, çfarë parashikon ligji i ri për Policinë Bashkiake

Nga SkyWeb
20 Dhjetor, 2025
0

Një projektligj i ri për Policinë Bashkiake është nxjerrë për konsultim publik, me synim riorganizimin e policisë vendore dhe vendosjen...

Lexo të plotë
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

13 Qershor, 2025
Studimi: Njerëzit që ndaluan përdorimin e ilaçeve për dobësim e rifituan 60% të peshës së humbur

Studimi: Njerëzit që ndaluan përdorimin e ilaçeve për dobësim e rifituan 60% të peshës së humbur

14 Mars, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore

15 Shkurt, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026

Të Fundit

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

2 Korrik, 2026
Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

2 Korrik, 2026
“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

2 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr