• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA

Editor Nga Editor
2 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
0
Studimi mbi miliarda doza forcon provat për efektivitetin e vaksinave me mRNA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rishikim i të dhënave që përfshin miliarda doza të vaksinave me mRNA ka gjetur prova “bindëse” se kjo teknologji është njëkohësisht e sigurt dhe shumë efektive kundër sëmundjeve infektive. Studiuesit argumentojnë se fokusi tani duhet të zhvendoset drejt përmirësimit të qasjes së barabartë në këto vaksina.

Vaksinat me mRNA, të përdorura për herë të parë në shkallë të gjerë gjatë pandemisë së COVID-19,  mbeten shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, ndërsa efektet anësore serioze janë të rralla, sipas rishikimit të publikuar në revistën The Lancet. Ndryshe nga vaksinat tradicionale, vaksinat me mRNA dërgojnë udhëzime gjenetike që i nxisin qelizat të prodhojnë një proteinë të padëmshme të virusit, duke trajnuar sistemin imunitar të njohë dhe luftojë infeksionet pa ndryshuar ADN-në e një personi.

Rishikimi shkencor zbuloi se vaksinat ishin 87% efektive kundër infeksionit të dokumentuar me SARS-CoV-2, 93% efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe 94% efektive në parandalimin e vdekjes brenda 14 deri në 42 ditëve pas vaksinimit. Mbrojtja ulet me kalimin e kohës, por dozat përforcuese (booster) rikthejnë një pjesë të madhe të imunitetit të humbur.

Efektet anësore serioze, përfshirë miokarditin, perikarditin dhe anafilaksinë, u konstatuan të jenë shumë të rralla. Shumica e reaksioneve, si dhimbja në vendin e injektimit, lodhja dhe ethet, ishin të lehta deri në mesatare dhe zhdukeshin brenda pak ditësh.

“Pas administrimit të miliarda dozave, ngjarjet serioze të padëshiruara kanë qenë të rralla, të mirëkarakterizuara dhe në mënyrë të vazhdueshme janë tejkaluar nga mbrojtja e konsiderueshme që vaksinat ofrojnë kundër sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe vdekjes,” thanë studiuesit.

“Efektiviteti është demonstruar në grupmosha të ndryshme, gjatë shtatzënisë dhe te personat me sistem imunitar të dobësuar, duke e vendosur vaksinën me mRNA si një platformë të provuar klinikisht dhe shumë të përshtatshme.”

Përtej sëmundjeve infektive, studiuesit thonë se kjo platformë mund të shërbejë si bazë për qasje më të personalizuara në trajtimin e kancerit, me vaksina të përshtatura për secilin pacient dhe profilin e tumorit të tij.

“Vaksinat me mRNA kanë transformuar tashmë mënyrën se si reagojmë ndaj sëmundjeve të reja dhe, me inovacion të vazhdueshëm dhe monitorim rigoroz të sigurisë, ato mund të nxisin përparim në mjekësinë parandaluese dhe trajtimin e kancerit për shumë vite në vijim,” tha bashkautori Manish Sadarangani nga Universiteti i Kolumbisë Britanike dhe Instituti Kërkimor i Spitalit të Fëmijëve të British Columbia.

Falë metodave më të reja të ruajtjes, si ruajtja në temperatura më të larta dhe tharja me ngrirje (freeze-drying), vaksinat mund të transportohen më shpejt në zona të largëta dhe të reduktojnë humbjet.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se përparimet shkencore, të vetme, nuk do të garantojnë qasje të barabartë për të gjithë.

“Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese dhe sigurimi i qasjes së barabartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme është thelbësor nëse vaksinat me mRNA do ta përmbushin premtimin e tyre si një e mirë publike globale,” tha bashkautori Robin Shattock nga Imperial College London.

Ai shtoi se investimet më të mëdha në transferimin e teknologjisë, prodhimin lokal dhe forcimin e sistemeve rregullatore do të shkurtojnë zinxhirët e furnizimit, do të ulin kostot dhe do t’u mundësojnë vendeve të kenë qasje më të shpejtë në vaksina gjatë emergjencave të ardhshme shëndetësore. /skyweb.al

Etiketat: vaksina
Artikulli para

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Artikulli pas

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato
Shëndet

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë
Shëndet

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët
Shëndet

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë
Shëndet

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet
Shëndet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

29 Shtator, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin
Shëndet

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Artikulli pas
Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerevë në Shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet
Turizëm

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet

Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
0

Japonia po përballet me një fenomen të pazakontë të shkaktuar nga rritja e fortë e turizmit. Në hotele, aeroporte dhe...

Lexo të plotë
Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor

Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor

24 Shtator, 2026
Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

5 Dhjetor, 2025
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

20 Shkurt, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

Frenohet shtrenjtimi i pronave në Tiranë, rritje më e shpejtë në bregdet

28 Prill, 2026

Të Fundit

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr